Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim emisionin më të ri filatelik me titull “Engjëjt e Lirisë – shtatorja ‘Leotrimi i vogël’”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Ky emision filatelik i kushtohet kujtimit të fëmijëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë dhe synon të ruajë kujtesën historike, si dhe të promovojë vlerat e paqes, dinjitetit njerëzor dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Pulla postare paraqet shtatoren “Leotrimi i vogël”, e cila i kushtohet Leotrim Ahmetit, simbol i kujtesës për fëmijët viktima të luftës në Kosovë. Përmes këtij motivi, Posta e Kosovës thekson rëndësinë e sensibilizimit shoqëror dhe edukimit të brezave të rinj mbi pasojat e konflikteve të armatosura.

Në njoftimin e saj, Posta e Kosovës thekson se filatelia shërben si mjet për dokumentimin e ngjarjeve me rëndësi historike dhe shoqërore, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe promovimin e vlerave universale të paqes.

Lexo po ashtu:  Frika nga koronavirusit, Sony prezanton telefonët në YouTube

Për realizimin e emisionit është përdorur pamja e shtatores “Leotrimi i vogël”, vepër e skulptorit Sabri Behramaj, e siguruar nga Komuna e Skenderajt.

Emisioni filatelik do të mbetet në qarkullim deri në konsumimin e plotë të tirazhit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com