Prek Cali dhe malësorët e tij: Plisi, simbol i krenarisë kombëtare në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s… A kemi shtet?
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një imazh historik rikthehet në vëmendje: Prek Cali, bashkë me malësorët e tij, të gjithë të veshur me kostumet tradicionale shqiptare dhe me Plis (Qeleshe) krenar në kokë, në Tiranë, 1938. Fotografia, e ripostuar për shkak të cilësisë së saj superiore, na ofron një dritare në kohën kur identiteti kombëtar ruhej dhe mbahej me përkushtim të madh.
Plisi, simbol i pasurisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, përbën një emblemë të krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Për breza të tërë, ai ka qëndruar si mburojë dhe shenjë e vlerave që na bëjnë shqiptarë.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë të angazhohen sa më parë për përfshirjen e Plisit (Qeleshës) në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, duke e njohur atë si një pasuri të përjetshme kulturore dhe një simbol të përhershëm të kombit shqiptar. #MekuliPress.com




