Një fjalim i presidenti egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, po interpretohet si shenjë se Kajroja zyrtare ka ndërmend të lëvizë në njohjen e atij që quhet si Genocidi Armen.

Në Egjipt ne kemi 5 milionë refugjatë, të regjistruar ose të paregjistruar që nuk jetojnë në kampe. Ata janë trajtuar sikurse bëmë me armenët 110 vjet më parë, kur Egjipti i mirëpriti ata pas gjenocidit,citohet Sisi.

Nuk është e qartë nëse Turqia do të mbajë ndonjë qëndrim, por mediat egjiptiane citojnë një qyetar egjiptian, pjesë e komunitetit armen në Egjipt që ka deklaruar se qëndrimet e Sisit janë mirëpritur.

Njohja nga Egjipti e masakrave mbi armenët – siç kanë bërë vende të tjera – do të rikthejnë të drejtën e 1.5 milionë martirëve të vrarë nga turqit,citohet Siran Hartunian në një show televiziv në Egjipt.

Gjenocidi armen – term që nuk pranohet nga të gjitha vendet – është një ndër çështjet e nxehta të politikës së jashtme turke. Ka pretendime të ndryshme mbi numrin e të vrarëve dhe sidomos mbi faktin nëse Perandori Osmane ka patur në fillimin e shekullit të 20-të një projekt për asgjësimin e armenëve.

Lexo po ashtu:  Kur do takohet Zelensky me Putin-in?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *