Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar sot zhvillimet politike në vend duke dhënë ndoshta prononcimin e vet më të zgjeruar në këtë kuadër. Meta ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në krizën aktuale politike në vend, një tezë që është aktualizuar në mënyrë artificiale nga kryeministri Edi Rama:

Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Ne do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popullit të rajonit për t’u integruar në NATO, por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo – amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne, tha ai.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Presidenti ka dalë kështu kundër versionit gjysmë zyrtar të qeevrisë për krizën, që synon anashkalimin e shkaqeve dhe zgjidhjen e tyre përmes një marrëveshjeje të mbylur. Në fund të fundit, kreu i shtetit ka pohuar se ka një krizë të thellë në vend e cila buron nga shpërdorimi i prerogativave të sistemit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *