Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se Serbia dhe Republika Sërpska përfaqësojnë Rusinë në Ballkan.

Në fjalën e tij në një panel të organizuar nga socialdemokratët evropianë në Vjenë, ai tha se në vitin 2016, Rusia u përpoq të bënte një grusht shteti në Mal të Zi për ta penguar atë të anëtarësohej në NATO.

Ndonëse nuk ia doli, Gjukanoviç thotë se pritej që Rusia të mos e pranonte lehtë “shuplakën që mori nga një Mal i Zi i vogël”.

“Dhe ajo nuk u pajtua. Ajo ka bërë luftën e saj hibride gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai, duke shtuar se më pas u shfaqën “bashkëpunëtorët rus nga rajoni”.
“Mos harroni se në ato katër vite, Rusia instaloi dy nga bazat e saja për të zhvilluar një luftë hibride në rajon, në Serbi dhe Republika Srpska. Vetëm një i verbër nuk dëshiron ta shohë këtë”, tha presidenti malazez.

Ai shtoi se Rusia ka zhvilluar ndikimin e saj në shumë fusha, se ka zhvilluar struktura mediatike, inteligjente dhe sigurie, por edhe struktura ekonomike dhe energjetike dhe se abuzon me kishën ortodokse në rajon.

Lexo po ashtu:  VOTA E MËRGATËS VENDIMTARE/ Udhëtime falas nga Gjermania me autobus për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk është çudi që vendet e vogla si Mali i Zi nuk ishin në gjendje t’i rezistonin plotësisht një agresioni të tillë”, pohoi Gjukanoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *