Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur maskë në publik për herë të parë qysh nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Presidenti vizitoi spitalin ushtarak Walter Reed, ku takoi ushtarë dhe punëtorë të kujdesit shëndetësor, transmeton KOHA.

Trump ka thënë se kurrë nuk ka qenë kundër vendosjes së maskës dhe se ato e kanë vendin dhe kohën e duhur kur duhet të vendosen. Ani pse më parë ai ka kundërshtuar të vendosë maskën dhe është tallur me rivalin e tij demokratik Joe Biden që e bënte një gjë të tillë.

Por, pas një vizite në spitalin ushtarak, ai tha se maska është e nevojshme të vendoset, veçmas kur viziton pacientë në spitale.

Ky ndryshim erdhi pasi që në SHBA u regjistrua një numër prej 66,528 infektimeve ditën e djeshme dhe 135 mijë fatalitete të regjistruara që nga fillimi i pandemisë – sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Lexo po ashtu:  Trumpi problematik/ Gjermania e Franca e akuzojnë ShBA-në se po u rrëmben miliona maska nga Kina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *