Përpjekja për t’i dhënë fund monopolit të Listës Serbe ka hasur në rezistencë të Beogradit, veçmas në komunat veriore të cilat popullohen me shumicë serbe.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareEnde pa filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, përfaqësues të partive dhe njohës të zhvillimeve në veri kanë folur për presione tek votuesit
Tri parti politike janë bashkuar rreth një koalicioni për ta sfiduar Listën Serbe – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin “Sloboda” (“Liria”).

Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur këto parti si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit konsideron se përfaqësues i vetëm i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.
