MekuliPress sjellë intervistën me Jon Kvaerne, asistent i Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën Norvegjeze në Beograd gjatë viti 2019-2021. Njohësi i politikave ndërkombëtare e në veçanti të politikave të Ballkanit, sot ka ndarë kohën me MekuliPress ku ka shtjelluar krizën në Kosovë dhe ku ka kritkuar rreptë politikat e SHBA-së dhe të EU-së karshi autoritetve demokratike të Kosovës. Në këtë intervistë z. Kvaerne, ndër tjerash, thotë se: Diplomatët perëndimorë janë të kënaqur me faktin që Serbia tani po eksporton armë në Ukrainë, gjë që natyrisht është pozitive. Por besimi se kjo do të thotë se Serbia tani do të ndryshojë politikën e saj, është shumë naive.”

Ja intervista e plotë:

Rrëshqitja diplomatike në Ballkan

MekuliPress: Si e vlerësoni situatën dhe ndërhyrjen diplomatike të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë?

Jon Kvaerne: Diplomatët e BE-së dhe SHBA-së këto ditë po i vëjnë autoritetet e Kosovës nën presion ekstrem, tejet të papërshtatshëm dhe të pavend. Më 29 maj, protestuesit serbë sulmuan forcat e NATO-s në Kosovë me granata dhe armë zjarri. 30 ushtarë të NATO-s u plagosën, tre prej tyre u plagosën nga armë zjarri.

MekuliPress: Kush janë këta protestues? Kush i kontrollon këta?

Jon Kvaerne: Ne e dimë që në fillim, se këta protestues në të vërtetë kontrollohen nga Beogradi.

MekuliPress: Por Beogradi nuk ka asnjë presion! Si e vlerësoni ju presionin e Perëndimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Të drejtë?

Jon Kvaerne: Megjithatë, diplomatët perëndimorë tani po i vënë nën presion ekstrem liderët e Kosovës, veçanërisht kryeministrin Albin Kurti. Arsyeja për spiralen e dhunës është, se Kosova instaloi kryetarë komunash shqiptarë, të zgjedhur ligjërisht në komunat e dominuara nga serbët në veri, gjë që u dha protestuesve justifikimin e nevojshëm për të kryer dhunë. Të gjithë pajtohen se kryetarët e komunave të sapovendosur kanë legjitimitet të kufizuar, por kjo ndodhi për shkak se Beogradi urdhëroi serbët e Kosovës të bojkotojnë zgjedhjet në prill. Deri atëherë, Kosova tashmë kishte rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve një herë. Nga këndvështrimi i Kosovës, është e rëndësishme të ndiqen ligjet dhe rregulloret e vetë vendit dhe të mos u jepet e drejta e vetos forcave në shtetin fqinj, që duan të sabotojnë Kosovën.

Lexo po ashtu:  Glauk Konjufca zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

MekuliPress: Diplomatët e SHBA-së dhe BE’së nuk janë të zemëruar me Beogradin, si kështu?

Jon Kvaerne: Megjithatë, diplomatët e SHBA-së dhe BE-së janë të zemëruar me Kosovën. Negociatat janë duke vazhduar për të ashtuquajturin “normalizim të marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diplomatët duan ta përfundojnë këtë proces sa më parë.

MekuliPress: Pse kjo nguti e tyre?

Jon Kvaerne: Diplomatët mendojnë se vendosja e kryetarëve të komunave në veri e ka dëmtuar procesin. Duket sikurse ata mbyllin sytë para faktit që sulmet me granata dhe armë zjarri zbulojnë se protestuesit, dhe ata që i kontrollojnë këta protesues, nuk iu intereson demokraca dhe normalizimi i vërtetë i gjendjes.

MekuliPress: Si e shifni ju procesin si tërësi?

Jon Kvaerne: Procesi në tërësi është problematik dhe duket se negociatorët në të vërtetë nuk kujdesën për qëllimin, që do të ishte pranimi i ndërsjellë mes dy shteteve: vlerësuar në bazë të deklaratave për media, e vetmja përmbajtje që iu intereson diplomatëve, është krijimi i “Konfederatës së komunave me shumicë serbe”.
Kjo është pikërisht pika e vetme për të cilën insiston Serbia. Ky bashkim i komunave është një projekt për të cilin autoritetet e Kosovës, me arsye të mirë, kanë frikë se do të përdoret nga Beogradi për të detyruar kontrollin e plotë mbi të gjithë serbët në Kosovë, ashtu sikurse ata sot kontrollojnë katër komunat në veri të vendit.

Lexo po ashtu:  Ja gabimi më i shpeshtë që bëni, sa herë lani dhëmbët

MekuliPress: A është Serbia në epërsi sa i përket propagandës dhe PR? A po luan Serbia me faktorin Rusi si mundësi për të përfituar në Kosovë

Jon Kvaerne: Po, diplomatët e kanë pranuar – në baza të dobëta – narrativën e Serbisë, se Serbia është nën presion aq të fortë nga Rusia, sa që Perëndimi duhet t’u japë atyre lëshime në Kosovë, në mënyrë që politikanët e vendit (në Serbi) të mund të rezistojnë. Duket se diplomatët perëndimorë nuk janë të vetëdijshëm se në cilën shkallë vet Serbia, me vullnetin e saj të lirë, bashkëpunon me aparatin e sigurisë shtetërore ruse, dhe në çfarë mase mediat serbe, të kontrolluara nga vetë autoritetet, përhapin narrativa pro-ruse dhe antiperëndimore.

MekuliPress: A besoni ju se Serbia do të ndryshoj kurs pasi që të ketë marrë atë që po synon në Kosovë?

Jon Kvaerne: Diplomatët perëndimorë janë të kënaqur me faktin që Serbia tani po eksporton armë në Ukrainë, gjë që natyrisht është pozitive. Por besimi se kjo do të thotë se Serbia tani do të ndryshojë politikën e saj, është shumë naive. Serbia do të vazhdojë me korrupsionin dhe me politikat autokrate në vend dhe, gjithsesi, destabilizimin e vazhdueshëm të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

Diplomatët e BE-së dhe SHBA-së tani po kërcënojnë me sanksione kundër Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë duket se mbyllin sytë ndaj atij që urdhëroi sulmin ndaj NATO-s më 29 maj. Kjo bën që dhuna në të ardhmën të bëhet shumë e mundshme, e jo e kundërta, pra më pak e mundshme.

Lexo po ashtu:  Dalin pagat e mësimdhënësve, po me një kusht...

MekuliPress: A do të ketë pasoja ky presion, kjo politikë destruktive dhe jodemokratike e burokracisë perëndimore karshi Kosovës?

Jon Kvaerne: Presioni i padrejtë, dhe tejet i papërshtatshëm ndaj autoriteteve të Kosovës, do të dëmtojë besueshmërinë e politikës së jashtme të BE-së dhe SHBA-së, dhe në të njëjtën kohë do të prishë marrëdhëniet me një popullë jashtëzakonisht pro-perëndimorë.

Qasja aktuale e këtyre politikave do të ketë pasoja negative për Kosovën, për rajonin, por edhe për vetë Perëndimin. Nevojitet një rivlerësim i menjëhershëm i politikës perëndimore, duhet të hulumtohet në mënyrë kritike nëse ajo është aq e vërtetuar në mënyrë solide sa ajo që duket se mendojnë vetë diplomatët.

MekuliPress: Për në fund, si do ta përfundoje këtë intervistë? Ndonjë vërejetje, kritikë apo sygjerim?

Jon Kvaerne: Është e rëndësishme të kujtojmë se ne nuk jetojmë në botët më të mira të mundshme dhe se diplomatët, si gjithë të tjerët, bëjnë gabime. Nëse diplomatët e SHBA-së dhe BE-së janë aq të sigurt në cështjet e tyre siq pretendojnë tani, ata pas një viti duhet të jenë të gatshëm dhe të na tregojnë nëse zhvillimi në rajon ka qenë pozitiv apo jo. Pas një sërë ndërhyrjesh joparimore, madje jodemokratike në këto muajt e fundit, është e rëndësishme që dikush të jetë gjithashtu i gatshëm të marrë përgjegjësinë për rezultatet. Vetëm kështu mund të parandalojmë aventurat diplomatike tepër optimiste dhe vetëm kështu ne mund të mësojmë.

Faleminderit për kohën

/MekuliPress/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *