Ajo po të donte mund të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë. Të paktën Zogu e donte aq shumë këtë gjë. Princesha ishte vajza e Mbretit të Greqisë Aleksandër dhe e Aspasia Manos, e një grekeje me origjinë nga Stambolli. Mori emrin e të atit pasi erdhi në jetë pesë muaj pas vde.kjes së tij. Mbreti në moshën 27-të vjeçare humbi jetën(nga septicemia) për shkak të kafshimit gjatë një shëtitje në periferinë e rezidencës verore Tatoi nga një majmun.

Aleksandra nga ana e nënës ishte e vetmja anëtare e familjes mbretërore me prejardhje greke. Në shumicën e familjeve mbretërore europiane dinastia Glucksburg bashkëshorti/ja ishin me prejardhje gjermane.

Në moshën 3-vjeçare u detyrua të largohet nga Greqia dhe së bashku me nënën e saj u vendosën në disa qytete europiane. Por qëndra ishte Venecia. Rininë e kaloi duke studjuar dhe duke krijuar shoqëri me njerëzit brenda fisit të saj. Një nga miqtë më të afërt ishte Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë, Elisavet.

Në moshën 16- vjeçare sapo ishte formuar si personalitet dhe po dilte në jetën shoqërore me një shkëlqim dhe bukuri të veçantë në vilën ku jetonin në Venecia erdhi një njoftim shumë interesant dhe me shumë rëndësi. Mbreti Zog dërgonte nga Roma ambasadorin e tij me një mision tepër konspirativ. Ishte viti 1937-të.

Përpara se të ndalemi tek ky takim letë të bëjmë një retrospektivë në vend të parantezës.
Në vitin 1928-të Zogu vetëshpallet Mbret i Shqipërisë. Në shtator të po këtij viti Greqia njohu e para këtë veprim, duke i sjellë Shqipërisë dhe vetë Zogut një shërbim mjaft thelbësor.

Lexo po ashtu:  "Kurrë mos e tradhëto atdheun, familjen dhe miqtë"

Pas shpalljes së Mbretërisë përveç problemeve të shumta që ai kishte për të ndjekur në aspektin politik, shoqëror dhe ekonomik, njëra ishte disi më e veçantë. Proekupimi kryesor, martesa me një vajzë që vinte nga një familje aristokrate dhe mundësisht mbretërore europiane. Shumë janë thënë dhe janë shkruar për këtë periudhë. Le të ndalemi tek disa prej tyre, më pikantet dhe më thelbësoret të cilat ndoshta e pikëlluan Zogun.

Italianët qenë të parët të interesuar për një martesë të tillë, një martesë që më shumë se sa e tillë, shikohej si snjë aleancë politike, që mbartëte brenda saj vetëm interesa, qoftë të së kaluarës por edhe të ardhmes gjeopolitike te saj në rajon.

Ata qysh më 1931 i kishin dërguar Mbretit një listë të gjatë që përmirësohej vazhdimisht në kohë dhe në rrethana të caktuara me markeze, kontesha,barone dhe princesha, kandidate të mundëshme për Mbretëresh, bashkë me fotografitë e tyre. Këto veprime bëheshin më intensive pasi shpesh shtypi i huaj fliste për një martesë të mundëshme të Mbretit herë me një gjermane e herë me një hungareze apo edhe serbe e rumane…Detaje më të plota për këto janë shkruajtur në librin me kujtime ‘’Valixhia Diplomatike’’(Pietro Kuarone, Ugo Sola).

Pamvarësisht nga të gjitha këto, preferncat më të shumta të Zogut ishin për të bijën e Mbretit të Italisë, Princeshën Maria. Pak më vonë Ai tëthiqej më shumë nga Princesha Xhovana, vajza 22-vjeçare e Viktor Emanueli lll dhe Elenës së Malit të Zi. Një martesë e tillë e mundëshme do të sillte një fuqizim të pozitave italiane në gjithë rajonin por edhe të Zogut.

Lexo po ashtu:  Historiani otomoan: "Shqiptarët, këta tigrat e luftrave malore... luftëtari më i keq është trimi më i fortë i tyre. Për më tepër, ai është më i fortë se çeliku…”

Dëshirat e Mbretit nuk po bëheshin realitet, vitet rrokulliseshin dhe mosha po bënte punën e vet…Për të mos u zgjatur me faktet e shumta dhe peripecitë e një pas njëshme le të ndalemi përsëri tek viti 1937-të.

Faktet e këtij viti nuk kanë zënë vend aq sa duhet, ose ose, nuk janë pasqyruar ndoshta nga mungesa e tyre, apo edhe nga arësyetime dhe rrethana të tjera, në historikun e familjes mbretërore, por edhe të historiografisë shqipëtare.

Zogu ishte 42-vjeç, ndërsa Aleksandra vetëm 16-të. Siç e përmendëm dhe më lart, në vilën Edem në Venecia ku jetonte Princesha, mbëriti një letër nga Mbreti i Shqipërisë me ambasadorin e akredituar në Romë. Në ato vite ambasador ishte miku personal i Mbretit Zog, Xhafer Villa.(1936-1938). Për ironinë e fatit dhe të përpjekjeve të tij ndaj Naltmadhërisë ai humbi jetën pothuajse pas një viti në aksident aeroporik gjatë kthimit për në Romë pas marjes pjesë në dasmën e Mbretit, në të cilën ai ishte i ftuar.
Aspasia dhe Aleksandra e pritën me përzëmërsi…Ai i njoftoi se Mbreti Zog i Shqipërisë kërkonte dorën e vajzës për tu martuar. Ambasadori shpjegoi se Naltmadhëria kishte kohë që donte të martohej por për fat të keq nuk kishte pasur deri atëherë lumturinë dhe dashurinë për një gjë të tillë, deri sa pa një fotografi të Aleksandrës. Sa e bukur, sa e madhërishme, sa që Mbreti ra në dashuri (nëpërmjet një fotografie). Ai ju tha se kishte marë udhëzime për ta shoqëruar deri në portin e Durrësit ku do ta priste Mbreti për tu njohur me Aleksandrën dhe për të thënë ‘’Po’’-në e madhe.

Lexo po ashtu:  Si do të bashkohej Shqipëria me Jugosllavinë

Nëna e saj Aspasia, pamvarësisht nga befasia e këtij propozimi, ju përgjigj ambasadorit me shumë takt. E konsideronte vajzën shumë të vogël dhe njëkohësisht duhej marë pëlqimi i shtyllës së familjes Mbretërore, Mbretit Jorgo ll.

Ai për disa arësye nuk e lejoi një bashkim të tillë. Ndoshta i trembej ndonjë divorci në të ardhen e tyre që mund ti sillte pasoja politke për të dy vendet. Ndoshta nuk donte një lidhje që mbesa e tij të bëhej Mbretëresha e një vendi ku Greqia kishte probleme… Ndoshta nuk e shikonte këtë lidhje siç e shikonin italianët…Ndoshta…

Por edhe Aleksandra nuk mendoi për asnjë çast të thoshte ‘’Po’’-në . Kështu që Princesha e Greqisë dhe e Danimarkës nuk u bë Mbretëresha e Shqipërisë. Pak vite më vonë Ajo u bë Mbretëresha e një shteti tjetër ballkanik.

Ato çka përmenda më lart janë marë ekskluzivisht nga autobiografia e saj(1957).
Në mbyllje të këtyre fakteve interesante , kujtesa më çon në disa rreshta lapidar, ku Faik Konica ka përmbledhur karakterin e Zogut;-
“Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *