Gjykata e Apelit në Belgjikë ka pranuar si të ligjshme një kërkesë të një artisteje, Delphine Boel, që pretendon se është e bija e ish-mbretit Albert II.

Përmes një vendimi të këtyre ditëve, gjykata ka shpallur Boel “Princeshë të Belgjikës” pas verifikimit të kryer përmes ADN-së që provoi si ish-mbreti është i ati i saj. Përmes këtij vendimi, Boel fiton të drejtat e plota të trashëgimisë dhe titujve që rrjedhin prej saj. P.sh Boel do të marrë mbiemrin Saxe-Cobourg duke ia trashëguar dy fëmijëve të vet si dhe fitojnë të drejtën të thirren Madhëria e Saj/Tij.

Procesi gjyqësor ka vazhduar prej 7 vjetësh dhe ish-mbreti Albert II, që abdikoi 6 vjet më parë në favor të djalit, Philippe, ka hedhur poshtë pretendimet e saj.

Lexo po ashtu:  Pas “Lasgushit” e “Migjenit” , mbërriti edhe “Naimi”/ Shtohet flota e Air Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *