Tregimet romantike për dashurinë, na tregojnë se kërkimi jonë për partnerin inspirohet, mbi të gjitha, nga dëshira për t’a gjetur dikënd që na bënë të lumtur. Por e vërteta është pak më e komplikuar, për shkak se njëri ndër aspektet më të veçanta të dashurisë është se gjatë gjurmimit për një partner, në fakt, ne nuk e kërkojmë dikë që thjeshtë duket i ëmbël, i mirë dhe tërheqës.

Ne e kërkojmë dikë që mund t’i përmbushë një numër të kërkesave tona të hershme psikologjike – të cilat mund të përfshijnë një oreks të fshehur për frustrimin dhe poshtërimin.

Në alternativat tonë të dashurisë, në jemi të kufizuar nga ajo që e kemi mësuar për dashurinë në fëmijëri. Dashuria e rritur është kryesisht një kërkim për rizbulimin e emocioneve të cilat për herë të parë i kemi njohur në fëmijëri.

Për ta dëshmuar emocionin dhe tërheqjen, partneri që ne e zgjedhim duhet t’i rizgjojë shumicën e ndjenjave që i kishim dikur për prindërit tanë, dhe këto ndjenja – megjithëse mund të përfshijnë butësin dhe përmubshjen – ka të ngjarë që gjithashtu të shkaktojnë një gamë më të gjerë të shqetësimit emocional.

Lexo po ashtu:  Shpëtoni fëmijët nga televizori!

Duke mos qenë të vetëdijshëm plotësisht për dëshirën tonë, ne kemi nevojë që partneri ynë të ketë një dështim të atillë sikur të prindërve tanë dikur, në mënyrë që ne të mund ta përsërisim dinamizmin e fuqishëm që e kishim provuar dikur si fëmijë.

Siç duket, ne jemi të destinuar që defektin e prindit ta kërkojmë tek partneri ose që defektin e prindit ta imitojmë me partnerin.

Përndryshe, defekti i prindit mbetet faktori kryesorë në zgjedhjen e dashurisë. Pa këtë, ne thjeshtë nuk mund të jemi në gjendje të ndjehemi të pasionuar dhe te jemi të ndjeshëm me dikë.

– Alain de Botton“The course of Love”/MekuliPress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *