Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për projektin e Teatrit Kombëtar dhe në këtë kuadër, z. Rama ka deklaruar thatë se ai përfaqëson shumicën dhe si shumicë vendimet e saj nuk mund të përmbysen nga një pakicë.
Pra pas kaq kohësh përballje për një temë kaq të ndjeshme, kryeminstri, që gëzon aktualisht një klimë politike relativisht të qetë, tregon kartonat në Kuvend.

Mirëpo për këto çështje nuk vlen shumë argumenti i shumicës, që edhe kështu është spekullativ, pasi është teorikisht dhe praktikisht e papranueshme që çdo vendim që merr qeveria e z. Rama ka aprovimin e shumicës që e ka votuar. Këto janë çështje të komunitetit dhe jo domen shumicash politike që lëvizin dhe mospërfillja e një proteste dhe zërave kundër në fakt ilustron se për prishjen e Teatrit nuk po vendos shumica, por Pushteti.
Pasi nëse do të flasim me këto kritere, atëherë do të duhet të biem dakord se pjesën historike të Tiranës nuk e ndërtoi Ahmed Zogu me italianët, por shumica e shqiptarëve që e thuhet se mbështesnin. Kur vallë janë marrë këto vendime që shiten në emër të shumicës?

Lexo po ashtu:  Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova

Zoti Rama pëlqen të aplikojë parimin e veprimit të njëanshëm sepse dialogu i duket humbje kohe, kundërshtarët llafazanë dhe në fund ajo që mbetet është vepra. Por edhe godina aktuale e TK-së u ndërtua si objekt eksperimental dhe ishte modern për kohën, lor një gjë e tillë jaqë nuk të garanton rivlerësim pozitiv të saj.

Edhe Teatri i ri që z. Rama po projekton dhe po e imponon nuk është çudi të ketë një fat të tillë, në vijim të traditës së pandërprerë të Tiranës ku eksperimentet e pushtetit asgjësojnë vazhdimisht mundësinë e krijimit të trashëgimisë. Ky është një qytet për të cilin nuk ka konsensus dhe i cili nuk dihet se çfarë përfaëëson përtej pushtetit në aspektin urbanistik dhe nostalgjisë personale në aspektin njerëzor.

Dhe ky kosnensus injorhet me harbutëri përmes tezave të shumicës sidomos në kushtet kur kryeministri nuk e vuri ujët në zjarr për faktin se ata që mbrojnë Teatrin janë pa një adresë ku mund të ankohen. Uni i një njeriu dhe interesat pas projekteve të tij po zëvendësojnë dhunshëm një copëz nga Tirana, mbrojtja e së cilës nuk ka sesi të jetë vetëm për hir të estetikës, por është edhe politike e qytetare. Ka qenë po ky njeri që organizonte protesta për mbrojtjen e Piramidës por mesa duket nga interesi dhe jo ekzigjenca të tjera. Aq më tepër vlen kjo kur sheh se z. Rama përfshihet personalisht në projekte duke na zbuluar se Tirana po riformësohet nga vetëm një njeri.

Lexo po ashtu:  Dhjetra të arrestuar pas protestave pro-serbe në Mal të Zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *