Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Vjosa Osmani ngrihet në këmbë vetëm për Bill Clintonin, George W. Bushin dhe Wesley  Clarkun!

Sepse  këta janë  heronjtë dhe shpëtimtarët e Kosovës nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Vojisllav Sheshelit, të Aleksandër Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit…etj.  (1989-1999).

Ndërkaq,Vjosa Osmani nuk ngrihet në këmbë për hitelrët çetniko-fashistë  vrastarë serbë të popullit të saj, të cilët kanë masakruar edhe foshnjat, edhe nënat shtatzëna, kanë vrarë fëmijë, djemë, vajza, burra, gra e pleq, vetëm pse ishin shqiptarë dhe, vetëm pse kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre, ashtu sikurse të gjithë popujt e tjerë të civilizuar në mbarë botën.

Prandaj, si hedhurina diplomatike Nikola Selakoviq, që si vagabond ofendoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe të gjithë fashistët e tjerë çetnikë-vrastarë dhe ekzekutorë serbë  të mbi “13.000” shqiptarëve  në Kosovë (1989-1999), duhet të vënë gishtin në kokë, duke mos luajtur me zjarrin, se më kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovën e Shqipërisë Etnike, sepse shqiptarët do ta mbrojnë pragun dhe tokën e tyre të shenjtë arbërore; do  t’i presin me plumb sikurse Adem Jashari, e jo kursesi me   lule e me politikë pasive paqësore kapitulluese të dështuar të Ibrahim Rugovës (1989-1999). Ai “film horror” ka vdekur së bashku me “heronjtë” e mullinjve të erës së asaj kohe, kur digjej edhe dheu, edhe shkëmbi, jo vetëm shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore (1989-1999).

Lexo po ashtu:  Tri kushtet e Albinit për dialog pajtues me Beogradin

 

Vuçiqi dhe Vulini dhe “bishtat” e tyre po e kërcënojnë me luftë Kosovën !

 

Mirëpo, nëse ia mësyjnë një aventure të tillë të pakrye për të pushtuar Kosovën e pavarur, atëherë bomabrdimi i Serbisë nga Amerika dhe nga aleatët e saj, nuk do të jetë më selektiv (vetëm i pozicioneve dhe i shënjestrave ushtarake, policore dhe paramilitare), ashtu sikurse bombardimi i NATO-s (24 mars -10 qershor 1999), por do të jetë bombardim dhe shkatërrim total i Serbisë, ashtu sikurse  shkatërrimi i Irakut të Sadam Huseinit (2001).

Prandaj, çetnikët e ndyrë fashistë serbë të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Aleksandër Vuëiqit, të Nikola Selakoviqit, të Aleksandër Vulinit, të Ana Bërnabiqit dhe të Ivica daçiqit, duhet ta kenë të qartë se më shqiptarët dhe Kosova nuk janë nën saçin e kuq dhe çekanin e sundimit kolonial 100-vjeçar serb, por të lirë, të pavarur dhe sovranë në tokën e tyre autoktone iliro-shqiptare, të gatshëm dhe të përgatitur për t’u përballur me çdo armik të tyre, që mësyn për ta sulmuar Kosovën. Së këndjemi, edhe Serbinë nëse tenton për ta invaduar Kosovën shqiptare.

Lexo po ashtu:  Shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik

 

         Vuçiqi për shqiptarët dhe për Kosovën shqiptare, është vetëm një kriminel, i cili ishte bashkëpunëtor dhe bashkideator i V. Sheshelit dhe i Slobodan Milosheviqit (1989-1999) !

Kush  ishte ai  “kryediplomat”-lopë e Serbisë,  Nikola Selakoviq, i cili  në seancën për Kosovën të KS të OKB-së,më 15 tetor 2021 e ofendoi Vjosa osmanin (presidente aktuale e Kosovës), duke e urdhëruar që të ngrihej në këmbë, kur ta përmendë Aleksandër Vuçiqin ?!

-Alekandër Vuçiq si për Vjosa osmanin (president e Kosovës), ashtu edhe për të gjithë shqiptarët e Kosovë, është një kriminel çetniko-fashist barbar-ish-sekretar i Përgjithshëm PRS-së së “vojvodës së kuq” Vojislav Sheshel dhe ish-ministër i Informacioneve të Qeverisë së Serbisë së kryekriminelit çetniko-fashist, Slobodan Milosheviq !

Prandaj, këtij krimineli dhe bashkëkriminelëve të tij çetniko-fashistë serbë, as Vjosa dhe asnjë shqiptar në Kosovë nuk është i obliguar, që t’i bëjë kurrfarë nderi, veç përbuzjes dhe urrejtjes së tij si armik racist, si fashist dhe si kolonizator i Kosovës, i cili, tash po kërcënon me luftë Kosovën, nëse nuk themelohet “ Bashkësia e Komunave Serbe” në Veriun e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Unë nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por kam insistu në shkollimin e fëmijëve...

 

             Amerika ta vërë nën sanksione Serbinë !

 

Për të mos ndodur repriza  e pushtimit të Kosovës më 1989 nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, Amerika dhe aleatët e saj evropianoperëndimorë, që tani nevojitet të marrin masa urgjente për të parandaluar Serbinë militariste dhe hegjemoniste të Aleksandër Vuçiqit nga agresioni i armatosur në Kosovë.  Për këtë qëllim, që tani, Serbia kolonialiste, antidemokratike dhe antipaqësore, duhet të vihet nën sanksione ndërkombëtare (politike, ekonomike, diplomatike, tregtare dhe ushtarake). Ndryshe, Serbia me presidentin e saj Aleksandar Vuçqin në krye,  është e vendosur që të vazhdojë me politikën dhe me praktikën e regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit, që ushtarakisht të ndërhyjë në Kosovë, ashtu siç bëri Slobodan Milosheviqi më 1989, kur  me tanke ushtarake pushtoi Kosovën.

Nëse Serbia urgjentisht  nuk vihet nën regjimin e sanksioneve ndërkombëtare, Aleksandër Vuçiq do të përdorë forcën policore dhe ushtarake për të rikthyer Serbinë koloniale dhe gjenocidale në Kosovë, gjithnjë duke llogaritur në mbështetjen diplomatike, propagandistike, ekonomike dhe ushtarake të Rusisë së Vladimit Putinit dhe të Kinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *