Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë gjatë një konference të përbashkët për mediat në Kryeministri. Gjatë fjalës së tij, Gonzato u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare. Ai theksoi gjithashtu se Komisoni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave.

Raporti publikohet në një moment të rëndësishëm. 5 nga 6 grupkapituj janë hapur dhe po punohet për hapejn e kapitullit të fundit, dua të përgëzoj autoritete shqiptare për këtë progres. Është një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë. Janë përmbushur 21 masa reformuese, një rezultat i shkëlqyer që beri që KE të ruimbursojë 9.3 mln euro. Siç konfirmoi dhe Von der Leyen kjo është arsyeja pse jemi ketu, KE është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave,” tha Gonzato.

Lexo po ashtu:  Mbërrin iOS 14 tek modelet iPhone 6S dhe më lart
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com