Sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, që të ndërmarr veprime hetimore në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.

Hetimet janë lidhur me rastin e raportuar nga mediat me titull: “Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike”, sipas cilit shkrim kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë njoftuar për vendimin për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Ndërkaq, Ministrja Rozeta Hajdari, ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018.

Lexo po ashtu:  Kryeministri troket në ndërgjegjen e harruar të publikes shqiptare: Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *