Prishtinë, 25 nëntor 2024
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar fuqishëm ndaj shpifjeve të publikuara nga disa media, duke përfshirë lajmin e rremë të Albanian Post me titullin “Urgjentisht të nisin hetimet për humbjen e grantit 7 milionësh të BE-së nga MSH-ja”. Ky lajm jo vetëm që është i pavërtetë, por përbën një sulm të hapur ndaj institucioneve dhe destabilizon psikologjikisht qytetarët e Kosovës.

E vërteta për grantin e BE-së

Sipas Ministrisë, granti prej 7 milionë eurosh nga BE për vaksinat kundër COVID-19 është administruar sipas procedurave strikte të Komisionit Evropian. Janë shpenzuar rreth 1.6 milionë euro për blerje vaksinash dhe për integrimin e Kosovës në platformën EU Green Certificate, që i mundësoi qytetarëve kosovarë të lëvizin lirshëm me certifikatat digjitale të vaksinimit. Për pjesën tjetër të grantit, Ministria kërkoi ridestinim për qëllime të tjera, por BE nuk e miratoi.

Kjo qasje është audituar nga vetë Komisioni Evropian, i cili nuk ka gjetur asnjë shkelje. “Ministria posedon raportin e auditimit” dhe çdo pretendim për keqmenaxhim është thjesht propagandë,” shkruan MekuliPress.

Propaganda si armë destabilizuese

Propagandat e tilla nuk janë të pafajshme. Ato krijojnë frikë, konfuzion dhe stres te qytetarët, në një kohë kur vendi ka nevojë për unitet dhe besim te institucionet. Më e keqja, këto lajme i shërbejnë interesave të Serbisë dhe Beogradit, që vazhdimisht përpiqen të dëmtojnë imazhin dhe stabilitetin e Kosovës, argumenton MekuliPress.

Përhapja e dezinformatave të tilla është një ndihmë direkte për strategjinë e Aleksandar Vuçiqit për të delegjitimuar shtetin tonë. Çdo goditje e institucioneve të Kosovës nga brenda është një fitore për Beogradin, sqaron e pavarura MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Shkrimtarë të njohur që kanë kryer vetëvrasje

Mediat si “big brother-i” i interesave personale

Në vend që të mbështesin transparencën dhe të kërkojnë të vërtetën, disa media po luajnë rolin e “big brother-it” të keqinformimit, duke promovuar një agjendë që dëmton interesat e popullit dhe të shtetit. Në vend që të fokusohen te çështjet reale të qytetarëve, këto media shpikin lajme për të tërhequr vëmendje dhe klikime, duke harruar përgjegjësinë e tyre profesionale.

Kujtesë historike për propagandën

Popuj të tjerë kanë treguar se liria dhe dinjiteti kombëtar nuk shiten për interes personal apo për një titull bombastik. Propaganda kundër institucioneve të një shteti është një akt i ngjashëm me ato të “armëve të heshtura” të përdorura nga forcat e huaja për të minuar unitetin e një kombi.

Thirrje për përgjegjësi dhe unitet

MekuliPress apelon që qytetarët dhe mediat të mos bien pre e kësaj propagande destruktive dhe të përqendrohen në mbështetjen e institucioneve që punojnë për të mirën e vendit. Liria dhe pavarësia janë sakrifica të brezave të tërë. T’i lëmë të qetë ata që sakrifikuan për këtë Republikë dhe të mos bëhemi vegla në duart e armiqve tanë./MekuliPress/

Më poshtë reagimi pa ndërhyrje:

Reagim nga Ministria e Shëndetësisë

Prishtinë, 25 nëntor 2024

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj lajmit të publikuar nga Albanian Post, me titullin: “Urgjentisht të nisin hetimet për humbjen e grantit 7 milionësh të BE-së nga MSH-ja”.

Lexo po ashtu:  Historia e sallatës së famshme “Çezar”- Cili është emigranti që i dha emrin

Në lidhje me këtë, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë disa detaje dhe të informojë opinionin publik mbi procesin e administrimit të grantit të Bashkimit Evropian për vaksina, U4Health: Contribution to the availability and access to vaccines against COVID-19.

Njoftojmë opinionin publik se granti i BE-së për vaksina “U4Health: Contribution to the availability and access to vaccines against COVID-19” është ofruar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në mars të vitit 2021 nga Komisioni Evropian.

Përfitues i këtij granti ishte edhe Kosova, e cila ka përfituar një grant në vlerë prej 7 milionë eurosh. Mirëpo, mundësia e shfrytëzimit të mjeteve për vaksina është ofruar në gusht të vitit 2021.

Para përfitimit të grantit të BE-së, Kosova, me qëllim të sigurimit të vaksinave, ka lidhur marrëveshje me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për përballimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinave në vlerë prej 25 milionë euro.

Gjatë negocimit të marrëveshjes me Pfizer, në prill të vitit 2021, si kriter për të siguruar kontratë për furnizim me vaksina ka qenë edhe burimi i financimit. Ministria ka përcaktuar kredinë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës si burim financimi.

Paralelisht me sigurimin e mjeteve për përballimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinave, Ministria është bërë përfituese e vaksinave nga mekanizmi COVAX, i cili ka ofruar vaksina falas për Kosovën.

Lexo po ashtu:  Ismajl Kurteshi i shkruan letër të hapur deputetit Frashër Krasniqit, – Ik nga gracka e dyfytyrësia sepse ajo nuk arsyetohet.

Nga granti i BE-së U4Health: Contribution to the availability and access to vaccines against COVID-19, Ministria ka shpenzuar 1,636,934.99 euro. Këto mjete janë shpenzuar për blerjen e vaksinave dhe anëtarësimin në platformën EU Green Certificate, me qëllim që qytetarët e Republikës së Kosovës të udhëtojnë duke u njohur me certifikatën digjitale të vaksinimit. Komisioni Evropian ka lejuar anëtarësimin e Kosovës në këtë platformë digjitale.

Në situatën kur Ministria ka siguruar numrin më të madh të vaksinave nga mekanizmi COVAX, ka rezultuar në pamundësi të shfrytëzimit të mjeteve nga granti i BE-së, pasi që qëllimi i marrëveshjes ka qenë vetëm për vaksinim dhe mjetet nuk kanë mundur të shfrytëzohen për qëllime të tjera.

Me qëllim të shfrytëzimit të këtyre mjeteve, Ministria ka kërkuar nga BE shtyrjen e afatit të grantit që është miratuar. Edhe përkundër shtyrjes së afatit, mjetet nuk janë shfrytëzuar, pasi që vaksinat kanë qenë të siguruara nga COVAX. Prandaj, Ministria ka shprehur interesim për ri-destinimin e mjeteve për qëllime të tjera, por kjo nuk është aprovuar dhe, si rrjedhojë, mjetet e mbetura në vlerë prej 5.3 milionë euro janë kthyer te Komisioni Evropian, sipas procedurave të përcaktuara me marrëveshje.

Po ashtu, informojmë publikun se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është audituar edhe nga Komisioni Evropian dhe nuk ka asnjë të gjetur në zbatim të marrëveshjes. Ministria posedon raportin e auditimit.