Pas dyshimeve për sjellje jo shumë korrekte gjatë pandemisë me kontratën e lidhur me “Pfizer”, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka ardhur sërish në vëmendje të institucioneve dhe medias. Kësaj radhe është një udhëtim i saj në vitin 2023 në Kretë, gjatë të cilit ajo qëndroi në shtëpinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Udhëtimi i politikanes gjermane që ka ngulur rrënjë në institucionet europiane që dominohen nga burokracia, ka zgjuar reagimin e një eurodeputeteje hollandeze, Sophie in ‘t Veld, e cila bëri ankesë tek Avokati i Popullit të BE-së. “Politico” shkruan se Avokati ka vënë në dukje se zyra e von der Leyen ka dërguar përgjigjet me shumë vonesë. Çështja është mbyllur por Avokati thotë se kemi të bëjmë me një rast keqadministrimi.

Ndërkohë që politikania hollandeze ka vënë në dukje se pas këtij udhëtimi von der Leyen ka qëndruar qëllimisht e heshtur për shumë ngjarje politike që kanë të bëjnë me Greqinë që nga imigracioni e deri te skandali i përgjimit të opozitës.

Lexo po ashtu:  Sot në Berlin diskutohet për hekurudhën Kosovë-Serbi, bisedimet udhëhiqen nga Gjuriq, opinioni në Kosovë s'di gjë, Presidenti e Qeveria heshtë!!!

Çështjes nuk i jepet shumë jehonë, por është e qartë se me institucionet e BE-së ka një problem serioz morali dhe etike që parathonë edhe korrupsionin. Vetë drejtimi prej von der Leyen i një komisioni që ka bërë shumë zhurmë, por nuk ka asnjë arritje efektive, përveç mënyrës sesi ajo u rizgjodh, ilustrojnë krizën e besimit në një Europë që është teorike dhe inerciale. Dhe të mendosh sesa shumë vë në diksutim një sjellje e tillë si vonesa e publikimit të dokumenteve të një udhëtimi të një figure historike si kjo Ursula von der Leyen.