Marrë nga: Mehdi FRASHËRI, “Probleme shqiptare”.

“Në kohën e vezirit, midis myslimanëve të Shkodrës, kishte filluar të hynte bektashizmi me një frymë liridashëse. Vezirët, pikë së pari, nuk e kuptuan këtë rrezik kundër autoritetit të tyre, por kur e panë se disiplina e verbër e myslimanëve ballë vezirit po tronditej, u ranë bektashinjve, i ndoqën edhe i dëbuan nga Shkodra, edhe për të mbajtur fanatizmën mysliman sollën nga Turkestani hoxhallarë edhe myderizë. Jezuitët midis krishterëve, hoxhallarët edhe myderizët të ardhur nga Turkestani midis myslimanëve, përhapnin fanatizmin fetar të papajtueshëm me vëllazërimin kombëtar. Këto propaganda të dëmshme, mbase vdekje prurëse për kombin shqiptar, morën kaq flakë, sa në Shkodër, moralisht edhe shpirtërisht, kishte turq edhe kaurë, edhe jo shqiptarë.”

Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  "Vëllavrasi” – Ndre Mjeda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *