Përkthyesi Edmond Tupe propozon që “Lahuta e Malcis”, vepra madhore e Gjergj Fishtës të botohet edhe në shqipen standarde. Në një prononcim për TvT, Tupe thotë se vepra duhet të komunikojë me lexuesin e ri shqiptar dhe një mënyrë për ta bërë këtë është të botohet edhe në shqipen standarde, përcjellë MekuliPress.com

“Unë mendoj për publikun e gjerë duhet një faqe gegnisht sic është, në faqen tjetër e, fatkeqësisht është termi, e toskëzuar, ose në gjuhën standarde. Që ta kuptojnë njerëzit”, është shprehur Tupe.

Një zgjidhje teknike që duket se vendos një lidhje mes shqipes “së gjerë” me dialektin geg të Fishtës, duke e afruar mundësinë e kuptimit më të mirë të tij dhe pasurimin leksikor. Kundër kësaj ideje shprehet poeti Primo Shllaku që e sheh qasjen në këtë mënyrë si një intepretim për daljen jashtë kohe të dialektit geg.

“Unë mendoj se gjuha e Fishtës është një gjuhë njëshekullore, sa ajo e Naim Frashërit, sa ajo e Pashko Vasës, sa ajo e Naum Veqilharxhit. Pra koha nuk i ka kaluar”, shprehet Shllaku.

Lexo po ashtu:  (Video) Albina dhe familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *