Çmimi i naftës ka pësuar rënie duke u luhatur rreth niveleve më të ulëta të dy muajve të fundit, pasi propozimi i vendeve të G7-ës, për një kufi të çmimit të naftës ruse ishte më i lartë se nivelet aktuale të tregtimit, duke lehtësuar shqetësimet për furnizimin e ngushtë.

Një rritje më e madhe se sa pritej në inventarët e benzinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak dhe të ashpërsimit të kontrolleve në Kinë për Covid 19, që kanë shtuar presionin për rënien e çmimit.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u ulën me 50 cent, ose 0.6%, në 84.91 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor ranë me 46 cent, ose 0.6%, në 77.48 dollarë për fuçi.

G7 po merr në konsideratë një kufi për naftën ruse që vjen nga deti, në 65-70 dollarë për fuçi, sipas një zyrtari europian, megjithëse qeveritë e Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord ende për një çmim. Një kufi më i lartë çmimi mund ta bëjë tërheqëse për Rusinë që të vazhdojë të shesë naftën e saj, duke reduktuar rrezikun e mungesës së furnizimit në tregjet globale të naftës. Propozimi gjithashtu do të ishte më i lartë se sa prisnin tregjet, duke zvogëluar rrezikun e ndërprerjes së furnizimit global. Disa rafineri indiane dhe kineze po paguajnë çmime nën nivelin e propozuar të kufirit të çmimit për naftën bruto. Qeveritë e BE-së do të rifillojnë bisedimet mbi kufirin e çmimeve brenda kësaj jave, sipas diplomatëve të BE-së.

Lexo po ashtu:  Kafeja, ja pse nuk duhet pirë me stomakun bosh

Çmimet e naftës u vunë gjithashtu nën presion pasi Administrata e Informacionit për Energjinë tha se inventarët e benzinës dhe distilimit në SHBA ishin rritur ndjeshëm javën e kaluar. Por inventarët e naftës së papërpunuar ranë me 3.7 milionë fuçi në javë deri në 18 nëntor në 431.7 milionë fuçi, krahasuar me pritshmëritë e analistëve sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Reuters për një rënie prej 1.1 milionë fuçish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *