Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ka pasur eksponentë nga politika, të cilët kanë provuar t’i demotivojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Nuk po dua ta akuzojë askënd por e di një gjë qysh para një viti, kur qeveria ka filluar të këtë një politikë ma aktive në veri sa i përket rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. E di që ka pasur eksponentë politikë, të cilët kanë provuar me fjalim dhe takime nëpër stacione policore që të demotivojnë Policinë e Kosovës që mos shkojnë në veri sepse Albin Kurti po ju dërgon atje për të ju vrarë”, ka thënë Dugolli, në emisionin”Personale” në RTV Dukagjini.

Më tej ai ka thënë se sakrifica e Policisë së Kosovës nuk mund të paguhet me parë.

“Kjo është një fotografi që na ka prekur të gjithëve dhe është një fotografi që nuk do të duhej të shihej kurrë. Ne jemi mësuar që t’i shohim këta në aksione. Jemi mësuar që t’i shohim në detyrat fisnike që i kanë për rend dhe ligj, sidomos në kohën e fundit që na bëjnë krenarë të gjithëve, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës me neutralizimin e grupit terrorist të Milan Radoiçiqit”, ka shtuar ai

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti fillon me Vetting në Gjykata, Prokorori, Polici, AKI, Dogana, IPK, ... Panikë tek ish pushtetarët

“Këta djem mbi të gjitha shërbimin ndaj atdheut e kanë motivimin kryesor dhe përkundër ndonjë pritje apo ndonjë premtimi nga dikush që mund t’ua këtë dhënë, që mund t’iu këtë thënë se NJSI duhet ta shfrytëzojë këtë kohë. Unë mendoj është gabim që bash kjo kohë të del kjo fotografi”, tha ai.

Dugolli ka thënë se me këtë formë të politikës humbet vetëm shteti i Kosovës dhe nuk asnjë fitues.