Masat e reja kufizuese të ndërmarra nga qeveria britanike ka bërë që shumë qytetarë ngrihen në protestë.

Ata u përballën me policinë në një tubim të organizuar në Londër. Disa nga manifestuesit formuan bllokada për të ndalur agjentët të kryenin arrestime dhe trafiku u ndal, duke krijuar radhë të gjata.

Ndërkohë që në bazë të rregullave të reja personat të cilët do të thyejnë rregullat e karantinimit do të gjobiten me 500 paund në shkeljen e parë, po ashtu gjobat mund të variojnë nga 1,000 paund deri në 10, 000 për shkelësit e përsëritur dhe për shkeljet “e ashpra”.

Kryeministri Boris Johnson u shpreh se për të shmangur rritjen e rasteve qytetarët duhet të respektojnë masat e vendosura, në një kohë kur vendi numëron mbi 338 mijë e 420 raste të konfirmuara dhe pothuajse 42 mijë viktima, duke u renditur e pesta në botë.

Edhe disa qindra qytetarë rumunë, përfshirë familje me fëmijë të vegjël, protestuan gjithashtu në Bukuresht kundër masave për kontrollimin e përhapjes së coronavirusit, sidomos sa i përket distancimit social dhe mbajtjes së maskave në shkolla.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët e kanë shumë afër! Ja cili është ishulli më i bukur në botë për vitin 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *