Mijëra vetë protestuan në qytetet e mëdha gjermane kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, pati pjesëmarrje edhe më të madhe nga sa pritej.

Në Stuttgart, menjëherë pas fillimit të tubimit, u arrit numri i aprovuar prej 5000 pjesëmarrësish. Edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienwiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës (Oktoberfest).

Por policia e kishte bllokuar territorin, prandaj edhe njerëzit në fillim u radhitën rreth e përqark zonës së protestës, derisa i shpërndau policia. Protestuesit ishin në përgjithësi paqësorë dhe iu përmbajtën kushtit të vënë nga Bashkia e Mynihut për të ruajtur distancën prej 1,5 metrash.

Një nga akuzat e protestuesve ndaj qeverisë është shkelja e e të drejtave kryesore të garantuara me Ligjin Themeltar, i cili sipas disa protestuesve, është varrosur. Tubime u zhvilluan edhe në qytete të tjera gjermane, si Berlin, Shtutgard, Nuremberg, Leipzig, Bremen dhe Frankfurt.

Në banderola shiheshin mbishkrime si “Dinjiteti i njeriut është e mira më e madhe, jo shëndeti i tij”, “Maskat nuk ndihmojnë kundër gënjeshtrave” ose “Stop vaksinimit”. Në disa vende pati edhe kundër-demonstrata, ku njerëzit thërrisnin se: “Nuk ka të drejtë për propagandë naziste”. Ndërsa në Hamburg qindra vetë protestuan kundër “rregullave të higjienës” dhe “vaksinimit me detyrim”, edhe pse vaksina kundër COVID-19 nuk ekziston ende.

Lexo po ashtu:  A ka Kosova mjaftueshëm rezerva në rast të izolimit , sqaron Qeveria e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *