Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit.

Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë.

Peshkopi u arrestua bashkë me 7 priftërinj të tjerë të Katedrales së Nikshiqit, Danilo Zirojeviç, Zeljko Rojeviç, Ostoja Knezeviç, Mirko Vukotiç, Vasilije Brboriç, Dragan Krusiç dhe Nikola Marojeviç pasi akuzohen se kanë provokuar dhe organizuar grumbullime të paligjshme njerëzish me rastin e një ceremonie fetare për nder të Shën Vasilit. Policia ka arrestuar po ashtu edhe disa protestues.

Të gjithë klerikët janë mbajtur 72 orë në masë arresti, ndërkohë që për këtë ngjarje Beogradi zyrtar ka reaguar në mënyrë të njëanshme dhe simbolike përmes një takimi mes Presidentit Vuçiç dhe patriarkut Irinej. Të dy pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për qetësi, ndërkohë që qoftë Kisha, qoftë qeveria serbe kundërshtojnë ligjin e ri për lirinë fetare, miratuar nga autoritetet malazeze.

Lexo po ashtu:  "Në qoftë se më vrisni, ruajeni gjakun tim, që me të fëmijët të shkruajnë gjuhën shqipe”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *