Dhjetëra njerëz, përfshirë një senator, u arrestuan të shtunën gjatë një proteste të pronarëve të bizneseve në kryeqytetin polak kundër kufizimeve të vendosura për koronavirus.

Policia e Varshavës përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, duke ndërhyrë në demonstratë pasi administratorët e qytetit pretenduan se mbledhja ishte e paligjshme sepse nuk ishte aprovuar më parë.

Jacek Bury, një senator i partisë opozitare Platforma Qytetare, tha se ai ishte lënduar nga policia kur u përpoq të mbronte një protestues tjetër.

Policia e Varshavës tha që ata përballeshin me raste të “agresionit ndaj policëve” dhe se si reagim “masat e detyrimit të drejtpërdrejtë u përdorën në formën e forcës fizike dhe gazit”.

Sidoqoftë, policia mohoi se ka përdorur forcë kundër Bury – diçka që ai pretendon se ishte një gënjeshtër.

Polonia vendosi një bllokim shumë të rreptë në mes të marsit dhe derisa kufizimet që prekin ekonominë e vendit janë duke u zhdukur ngadalë, shumë njerëz të biznesit thonë se ka ende shumë.

Polonia, me 38 milionë njerëz, ka mbi 18,000 infeksione të konfirmuara nga virusi i ri dhe më shumë se 900 vdekje.

Lexo po ashtu:  Telekomi i Serbisë paralajmëron ankesë kundër vendimit për anulimin e punës së MTS në Republikën e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *