Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Parisit për të protestuar kundër racizmit dhe për ta denoncuar dhunën e Policisë.

Kjo vjen pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd i cili u torturua nga disa policë amerikanë gjatë arrestimit, shkruan Reuters.

Kjo çështje i ka revoltuar edhe francezët, në veçanti nëpër periferi të qytetit, ku grupet e të drejtave të njeriut thonë se akuzat për trajtimin brutal të emigrantëve nga ana e policisë, mbeten të padëgjuara.

Brenda turmës mund të shiheshin parulla ku shkruhej: “Shpresoj se nuk do të vritem sot vetëm pse jam i zi”. Një tjetër përbente mesazh për qeverinë: “Nëse mbjell padrejtësi, korr revoltë”.

Lexo po ashtu:  Vjen porosia e fundit nga Rusia për Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *