Organizata Lëvizja për Demokraci mbajti një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, përmes së cilit ka kundërshtuar nismën e Edi Ramës për të ashtuquajturin mini-shëngenin ballkanik, tashmë zyrtarisht me emrin “Ballkani i Hapur”.

Anëtarë të kësaj organizate mbanin në duar banerin që kishte fotografi nga lufta e fundit në Kosovë, e që shiheshin krimet serbe mbi popullsinë civile.

Ai tha se janë përkujdesur që kryeministrit shqiptar, Edi Rama, t’i përkujtojnë lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Për të është e pakuptimtë sesi kryeministri Rama synon të përfshijë edhe Kosovën në një mini-shengen ku merr pjesë edhe Serbia.

“Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësitë tona ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiqin, kriminelin serb që ka bërë krime në Kosovë dhe ne ja kemi prezantuar të gjitha faktet, lidhjet e tij me Millosheviqin, dhe duke kundërshtuar nismën e tij për mini-shengenin ballkanik”, tha ai.

Ramosaj theksoi se e ardhmja e Kosovës është drejt Bashkimit Evropian dhe jo “Ballkani i Hapur”.

Lexo po ashtu:  Macron: "Unë e kuptoj dhe respektoj që mund të tronditemi nga këto karikatura. Unë kurrë nuk do të pranoj dhunën fizike për këto karikatura. Nuk kam asnjë problem me islamin...

“E ardhmja jonë është me qenë kah Bashkimi Evropian dhe ShBA. Për neve është e pakuptimtë që të hyjmë në një mini-shengen ku është edhe Serbia, e cila na ka vrarë, na ka masakruar dhe ka kryer gjenocid mbi popullatën civile… Ne e kundërshtojmë edhe dialogun pa kërkuar falje Serbia ndaj Kosovës”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *