Rusia po teston NATO-n në Rumani dhe Poloni, ndërsa Serbia po ndjek skenarin rus Kosovë dhe në në Bosnje, shkruan MekuliPress
Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht njoftoi se Rumania ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 pasi një dron hyri në territorin e saj gjatë një vale sulmesh ajrore ruse ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. Autoritetet paralajmëruan banorët e qarkut juglindor Tulcea, afër lumit Danub dhe kufirit me Ukrainën, që të strehoheshin.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareSipas njoftimit, droni nuk kaloi mbi zona të banuara dhe nuk paraqiti rrezik të drejtpërdrejtë për popullsinë. Megjithatë, ky është një tjetër rast që thekson rrezikun e vazhdueshëm që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë përhapet përtej kufijve, duke prekur drejtpërdrejt një shtet të NATO-s. Rumania, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, ndan mbi 650 kilometra kufi me Ukrainën dhe ka raportuar disa herë më parë për rënie fragmentesh dronësh rusë në territorin e saj.
Koment i MekuliPress
Bota po sheh gjithnjë e më qartë se Rusia nuk kënaqet vetëm me pushtimin e Ukrainës. Ajo po teston durimin dhe gatishmërinë e vendeve anëtare të NATO-s, si Rumania dhe Polonia, duke rritur rrezikun e përplasjes direkte. Ky agresivitet shihet si një strategji për të treguar se Moska nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për objektivat e saj gjeopolitikë.

Një paralelizëm i rrezikshëm shihet edhe në Ballkan: Serbia, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë, po tregon një sjellje të ngjashme ndaj Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës përmes përkrahjes së vazhdueshme Lista Srpska dhe për entitetin e Republika Srpska dhe liderin e saj, Milorad Dodik. Si Rusia me Ukrainën, edhe Serbia duket se nuk do të mjaftohet derisa të forcojë kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës dhe mbi boshnjakët serbë dhe të sfidojë sovranitetin e Bosnjës.
Në të dy rastet – në Ukrainë dhe në Ballkan – kemi të bëjmë me një model të ngjashëm: përdorim të presionit ushtarak, destabilizim të kufijve, dhe shantazh politik për të zgjeruar ndikimin.
Kosova duhet të jetë largëpamëse dhe të mbështetë Qeverinë Kurti në luftën kundër sulmit politik dhe ushtarak serb, shkruan MekuliPress.com
