Kur pini një aspirinë për dhimbje koke, mendoni vërtet se aspirina do të udhëtojë deri në kokën tuaj për t’iu lehtësuar dhimbjen? Përgjigja e shkurtër është jo. Molekulat nuk mund të transportohen përmes trupit, dhe nuk mund të kontrollohen se ku përfundojnë.

Por studiuesit mund të modifikojnë kimikisht molekulat e barnave, për t’u siguruar që ato të lidhen fort me zonat që ne duam dhe më dobët me ato që nuk i duam. Produktet farmaceutike përmbajnë më shumë sesa vetëm një ilaç aktiv që ndikon drejtpërdrejt në trupin tonë.

Ato përfshijnë gjithashtu edhe “përbërës joaktivë”, ose molekula që forcojnë stabilitetin, përthithjen, shijen dhe cilësi të tjera që janë shumë të rëndësishme për t’i dhënë mundësi ilaçit të bëjë punën e tij. Për shembull, aspirina që e merrni nga goja, ka gjithashtu përbërës që parandalojnë thyerjen e tabletës gjatë transportit, dhe që e ndihmojnë atë të shpërbëhet në trupin tuaj.

Po si shpërbëhen ilaçet në trupin tonë? Kur gëlltitni një tabletë, ajo fillimisht do të shpërndahet në stomak dhe në zorrë, përpara se molekulat e medikamentit të përthithen në qarkullimin e gjakut. Kur kalojnë në gjak, ato mund të qarkullojnë në të gjithë trupin për të hyrë në organe dhe inde të ndryshme.

Lexo po ashtu:  Lajm i madh: Vaksina britanike anti-Covid funksionon tek të moshuarit, do të jetë gati para Krishtlindjeve

Molekulat e ilaçit që keni marrë, ndikojnë në trup duke u lidhur me receptorë të ndryshëm në qeliza, të cilat mund të shkaktojnë një përgjigje të veçantë. Edhe pse medikamentet janë krijuar që të synojnë receptorët specifikë për të dhënë efektin e dëshiruar, është e pamundur që ata të vazhdojnë të qarkullojnë në gjak duke mos u lidhur edhe me vendet jo të synuara,gjë që shkakton potencialisht efekte anësore të padëshiruara.

Shumë faktorë, si mosha, përbërja gjenetike dhe dieta ushqimore, mund të ndikojnë nëmënyrën se sa mirë e përpunon një ilaç trupi juaj. Molekulat e ilaçit që qarkullojnë në gjak degradohen me kalimin e kohës, dhe në fund largohen nga trupi përmes urinës.

Një shembull klasik, është aroma e fortë që mund të ketë urina juaj pasi keni ngrënë asparag,për shkak të mënyrës se sa shpejt e pastron veshka juaj acidin asparagusik. Po ashtu, multivitaminat përmbajnë zakonisht riboflavin, ose vitaminën B2, gjë që bën që urina juaj të kthehet në të verdhë të ndezur kur pastrohet nga trupi.

Lexo po ashtu:  Përdorimi i tepërt i kafesë te njerëzit që nuk pijnë duhan, shkakton kancerin e mushkërive

Për shkak se jo i gjithë ilaçi absorbohet, disa medikamente, si ato që përdoren për trajtimin e tensionit të lartë dhe alergjive, merren në mënyrë të përsëritur për të zëvendësuar molekulat e eliminuara, dhe për të mbajtur një nivel shumë të lartë të ilaçit në gjak me synim ruajtjen e efekteve të tij në trup.

Krahasuar me pilulat dhe tabletat, një mënyrë më efikase për të futur ilaçin në gjak është injektimi i tij direkt në venë. Në këtë mënyrë, i gjithë ilaçi qarkullon në të gjithë trupin dhe shmang shpërbërjen në stomak. Shumë ilaçe që jepen në mënyrë intravenoze, janë “barna biologjike” ose “bioteknologjike”, pra që përfshijnë substanca që rrjedhin nga organizma të tjerë.

Më të zakonshmet prej tyre janë një lloj ilaçi kundër kancerit, antitrupat monoklonalë, pra proteina që lidhen dhe i vrasin qelizat e tumorit. Këto barna injektohen direkt në venë, pasi stomaku i njeriut nuk mund të bëjë dallimin midis tretjes së një proteine ​​terapeutike dhe proteinave në një hamburger.

Lexo po ashtu:  Shenjat se ju e keni kaluar koronavirusin, por nuk e keni kuptuar

Në raste të tjera, ilaçet që duhen në përqendrime shumë të larta për të qenë efektive, si antibiotikët për infeksionet të rënda, mund të jepen vetëm përmes injeksionit. Së fundi, një aspekt kyç këtu është t’i detyrosh pacientët të marrin ilaçet në sasitë e duhura dhe në kohën e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *