Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në “Listën e Zezë” disa politikanë dhe figura publike nga Kosova, duke iu ndaluar hyrjen në SHBA dhe duke iu bllokuar pasuritë. Këta individë janë identifikuar për përfshirje në aktivitete korruptive, krim të organizuar ose veprime që cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Disa nga emrat e përfshirë në këtë listë janë:

  • Fatmir Limaj – ish-zëvendëskryeministër dhe lider i Nismës Socialdemokrate.
  • Daut Haradinaj – deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
  • Rexhep Selimi – ish-deputet dhe anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
  • Sami Lushtaku – ish-kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i UÇK-së.
  • Ramiz Lladrovci – kryetar aktual i Komunës së Drenasit dhe ish-ambasador.
  • Azem Syla – ish-deputet dhe ish-komandant i UÇK-së.
  • Rrustem Mustafa – ish-deputet dhe ish-komandant i UÇK-së.

Përditësimi më i fundit i kësaj liste është bërë më 7 janar 2025, ku janë shtuar emra të rinj, përfshirë ish-pjesëtarë të UÇK-së që pas luftës kanë hyrë në politikë. Ndryshe nga rregulloret e mëparshme, masat tani vlejnë edhe për bashkëshortët dhe fëmijët e rritur të personave të sanksionuar, kujton e pavarura MekuliPress.com

Është e rëndësishme të theksohet se përfshirja në “Listën e Zezë” të SHBA-së ka pasoja serioze për individët e sanksionuar, duke ndikuar në reputacionin e tyre dhe duke kufizuar lëvizjen dhe aktivitetet financiare ndërkombëtare.

Pse kandidatët në listën e zezë të SHBA-së nuk duhet të kandidojnë për deputet: Një thirrje për të shpëtuar demokracinë e Kosovës

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani për reciprocitetin e targave: Asnjë kërcënim nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për zbatimin e ligjit

Në Kosovë, disa politikanë që ndodhen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe krim të organizuar vazhdojnë të promovohen nga partitë politike si kandidatë për deputet. Kjo situatë është një shuplakë e rëndë për demokracinë tonë dhe një sulm ndaj të ardhmes së Republikës së Kosovës. Për këtë, duhet të bëjmë dy pyetje kritike: Çfarë pasqyre japim si shoqëri duke i legjitimuar këta individë? Dhe si do ta paguajnë qytetarët koston e një parlamenti të mbushur me korrupsion?

Pse këta kandidatë nuk duhet të kandidojnë?

  1. Besimi i qytetarëve në institucione shkatërrohet
    Nëse njerëz të shpallur të papranueshëm nga një aleat strategjik si SHBA-ja ulen në Kuvendin e Kosovës, kjo minon seriozisht besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Shembuj nga bota, si rasti i Ukrainës para reformave, tregojnë se korrupsioni në parlament çoi në krizë ekonomike, destabilizim politik dhe humbje të mbështetjes ndërkombëtare. Kur qytetarët e ndiejnë se sistemi është i manipuluar dhe i kontrolluar nga krimi, ata humbin shpresën dhe vendi bie në një cikël pafund të varfërisë dhe mjerimit. – Pushtimi rus!
  2. Korrupsioni i politikanëve godet direkt qytetarët
    Përvoja ndërkombëtare ka treguar se deputetët e korruptuar përdorin pushtetin për përfitime personale dhe jo për të mirën publike. Në Brazil, gjatë skandalit të famshëm “Petrobras”, politikanët e korruptuar përvetësuan fonde publike, duke shkaktuar rritje taksash dhe varfëri për miliona qytetarë. Nëse Kosova toleron politikanë që përdorin Kuvendin për pasurim personal, pasojat do të jenë taksa më të larta, shërbime publike të dështuara dhe varfëri në rritje për qytetarët tanë.
Lexo po ashtu:  Frashër Krasniqi kapet me Glauk Konjufcën pasi e quajti “rrugaç e bandit” Dardan Molliqajn

Kritikë e ashpër për partitë politike

Partitë politike që i kandidojnë këta individë janë përgjegjëse për një krim moral dhe politik ndaj shtetit të Kosovës. Në vend që të promovojnë njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj interesave të popullit, ato zgjedhin të mbështesin individë që janë në listën e zezë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Ky veprim nuk është vetëm një tallje me demokracinë, por një dëm i drejtpërdrejtë ndaj së ardhmes së Kosovës.

Çfarë po mësojmë fëmijëve tanë? Nëse politikanët e korruptuar shpërblehen me poste të larta, ne po i mësojmë gjeneratat e reja se korrupsioni është normal dhe se suksesi vjen nga manipulimi dhe pandershmëria.

Të dashur lexues,

Kandidatët në listën e zezë nuk përfaqësojnë popullin, por vetëm interesat e tyre personale, përfaqësojnë gratë e tyre dhe të oligarkëve që i sponsorizojnë. Nëse këta individë vazhdojnë të kandidohen dhe të mbështeten, Kosova jonë rrezikon të humbasë çdo shansë për progres ekonomik, drejtësi sociale, demokraci funksionale dhe pavarësinë e Republikës. Prandaj, është koha që qytetarët të refuzojnë partitë politike që zgjedhin të ndotin parlamentin me njerëz të degjeneruar – korruptuar.

Lexo po ashtu:  Trump u bërtet qeveritarëve: “Duhet t’i ‘mbizotëroni’ ata ose do të dukeni si budallenjë”

Ne, populli, i madh e i vogël, qytetarë e katundarë, i pasur e i varfër, të gjithë pa dallim gjinie, kulture a etnie, duhet të luftojmë për një Kosovë që mbështetet në integritet, drejtësi dhe ndershmëri. Sepse, në fund të fundit, nuk bëhet fjalë vetëm për të tashmen; bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për një republikë që meriton të quhet demokratike: për Kosovën, zemrën e Shqipërisë!