Ministri japonez i Mjedisit Shinjiro Koizumi ka shkaktuar “ngritje vetullash” në Japoni pasi ka marrë leje lindje për djalin e tij të sapolindur.  Kjo nuk vjen vetëm sepse është ministri i parë që e bën këtë por edhe sepse pak baballarë në Japoni marrin leje për t’u kujdesur për fëmijën.

Pak ditë më parë, ai tha se do të marrë dy javë leje për t’u kujdesur për djalin e sapolindur por pa u bërë “bisht” aktiviteteve publike të rëndësishme. Zakonisht janë nënat ato që marrin lejen e lindjes në Japoni dhe ky vendim, vlerësohet se do të shkaktojë një ndryshim sjellje sa i përket të drejtës që kanë baballarët në Japoni për të marrë edhe ata leje lindje për t’u kujdesur për fëminën.

Ligji në Japoni u mundëson të dy prindërve që të marrin leje lindje deri në 1 vit pasi lind fëmija. Por,pak burra përfitojnë nga ajo që u ofron ligji.

Lexo po ashtu:  NASA kërkon të bashkëpunojnë me kompani private për të “minuar” Hënën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *