“Problemi i meshkujve aktualë është se nuk marrin atë që duan gjatë intimitetit fizik dhe në këto kushte, i gënjejnë gratë e tyre. Fakti që një grua pranon të kalojë momente private me dikë, nuk do të thotë se është e aftë t’i japë një mashkulli çfarë kërkon në shtrat.

Unë jam e përfshirë në marrëdhënie me meshkuj të martuar, që nga mosha 18 vjeçare. Tani jam 29 vjeçe. Nuk kam punuar asnjë ditë në jetën time, ama jetoj në një qytet mondan, në një apartament tepër të madh. Tani e kam guximin ta pranoj se jam dashnorja e shumë burrave të martuar, të cilët edhe më mbajnë me të ardhura.

Pse meshkujt kanë nevojë për një dashnore? Shumë e thjeshtë, nuk e durojnë dot monotoninë. Nëse ata lodhen apo acaron në punë, vijnë tek unë dhe nxjerrin gjithë inatin e ditës. Kjo gjë është shumë fëmijërore, ama ndodh.

Pse më zgjedhin? Kur kanë probleme në punë, apo në familje, jam strehimi për ta. Nuk po them që bëjnë mirë apo gabim, thjesht pranoj çfarë bëjnë. Vijnë tek unë, sepse kanë nevojë të relaksohen. Vijnë sepse duan të ndihen të vlerësuar dhe gratë e tyre nuk kanë kohë për ta. Nuk kanë kohë për të dëgjuar problemet e tyre. Kanë një intimitet fizik të mërzitshëm, pa pasion. Kjo gjë meshkujt i distancon shumë nga gratë e tyre.

Lexo po ashtu:  ”Kush ka vajza, botën ka”, 5 gjërat që mamatë e forta u thonë bijave të tyre çdo ditë

Siç e thashë më lart, kam shkuar me shumë meshkuj të martuar. Disa kanë filluar të më donin më shumë se gratë e tyre. Ama pjesa më e madhe, i donin gratë. Pra, intimiteti që kemi pasur ka qenë thjesht fizik, pa afeksion. Edhe pse mendoj se është hipokrite të thuash se e do dikë dhe ta tradhëtosh, prapë ata e bënin.

Mundem ta fal unë tradhëtinë, nëse do të ma bënin? Sigurisht që jo. Do bisedoja me atë që do të dojë, se çfarë i mungonte në raportin me mua, ama kurrsesi nuk do e pranoja tradhëtinë. Mendoj se është gjëja më e ulët që mund t’i bësh dikujt që thua se e do.

Dhe për ta mbyllur, mendoj se meshkujt tradhëtojnë sepse disa herë nuk i dëgjojnë gratë e tyre, por në shumicën e rasteve ata tradhëtojnë sepse janë shumë fëmijë, të papërgjegjshëm për jetën dhe martesën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *