Nëse jeni në një udhëtim në rrugë, në fluturim apo qoftë dhe ne një xhiro me biçikletë, ndoshta e keni provuar ndjenjën se rruga e kthimit duket se është më e shkurtër sesa ajo e vajtjes. Një numër i madh studiuesish kanë hulumtuar rreth fenomenit të njohur si “efekti i udhëtimit të kthimit”, për të kuptuar se përse ndodh. Mund të duket e çuditshme që dy periudha identike të kohës mund të ndjehen shumë të ndryshme. Frika mund të shkaktojë që të ngadalësohet koha, ndërsa përsëritja ose të qenit “në një zonë të njohur” mund ta bëjë atë të duket sikur koha kalon më shpejt.

Udhëtimi i kthimit ndihet më i shkurtër, sepse e ju e dini më mirë se sa kohë ju është dashur për të shkuar atje, dhe pikërisht një studim i botuar në vitin 2015 e vërteton këtë, duke vënë në dukje se efekti i kthimit nga një udhëtim është thjesht një iluzion i trurit tuaj që rishikon të kaluarën, në vend që të përjetojë lëvizjen e kohës në momentin që jeni duke udhëtuar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kafshët e mëdha u shfarosën nga dora e njeriut 1.5 milion vjet më parë

Një studim i vitit 2016 i botuar në revistën ”Hippocampus” hedh pak më shumë dritë mbi atë se çfarë mund të bëjë truri për të zvogëluar kohën e udhëtimit të kthimit. Sipas tyre ky fenomen mund të ndodhë ndodhë sepse ju nënvlerësoni kohën që do t’ju duhet për të arritur në destinacion duke ju lënë të zhgënjyer kur zgjat më shumë se sa keni menduar dhe ka gjasa të mbivlerësoni kohën që duhet të marrë për t’u kthyer. Parashikimi i kohës që do ju duhet për të mbërritur në destinacion e bën udhëtimin të duket edhe më i gjatë. Një tjetër studim thotë se duke mos e ditur se çfarë ju pret kur të mbërrini në destinacion, ju jep iluzionin sikur udhëtimi zgjat shumë më shumë sesa ai i kthimit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *