Duke kërkuar falje nga të gjithë njerëzit që tha se ka lënduar, Haralambos Anagnostopulos i njohur edhe si Harry dhe Babis, ka rrëfyer në mënyrë të detajuar gjithçka ndodhi natën midis 10 dhe 11 majit 2021 në banesën e tyre në Glyka Nera në Greqi.

32 vjeçari tregoi me detaje se çfarë ndodhi atë natë, sigurisht sipas versionit të tij për vrasjen e të shoqes 20 vjeçare Caroline Crouch.

“Për mua, Lydia, pas atyre peripecive që pati me shëndetin është jeta ime. Diçka që nuk e përshkruaj dot me fjalë. Që t’ju them se është gjithçka për mua, mendoj se është shumë pak.

Kur humbëm fëmijën e parë, sjellja e Caroline nisi të ndryshojë. Herë ishim mirë bashkë dhe herë, për gjënë më të parëndësishme më kundërvihej. Mund të ishim gjithë javës shumë mirë, por një moment të kthehej dhe bëhej agresive. Një orë më pas bëhej sërish mirë pasi i binin nervat. Unë përpiqesha që të përshtatet është me sjelljen e saj.

I sugjerova të shkojmë te një psikolog, ajo pranoi dhe kështu nisëm të shkojmë te zonja Milonopoulou.

Lexo po ashtu:  Femrat më sharmante të horoskopit, ndihuni me fat nëse i keni afër

Atë natë, isha me Lidian dhe po luanim në divan. Një moment goca desh ta nga divani dhe u sula ta kap mos bjerë. Vajza u tremb dhe nisi të qajë.

Caroline erdhi afër nesh dhe nisi të bërtasë. Pastaj, duke ikur lart për te dhoma e gjumit, më tha: “A nuk ikni të ngordhni që të dy”. Normal që nuk i dhashë rëndësi sepse e dija që nuk ishte vetvetja dhe e tha në nerva e sipër.

Mora vajzën në krahë dhe u ngjitëm në dhomën e gjumit. Karolajn po përpiqej të flinte. E vura vajzën në shtrat dhe u shtriva dhe unë që të flinim të tre bashkë.

Në atë çast, Karolain hapi sytë dhe nisi të bërtasë se solla vajzën në shtrat dhe nuk do ta linte të flinte rehat. E vogla u zgjua. Atëherë Karolain në nerva e sipër e kapi bebin me të dy duart dhe e hodhi me forcë në krevatin e vogël. Këtë e bëri duke thënë: Të thashë që nuk e dua këtu”.

Lexo po ashtu:  Gjyshja 104-vjeçare që kaloi dy Luftërat e mëdha Botërore i shpëton edhe Covid-19

Mora gocën në prehër dhe i thashë time shoqeje: A je mirë? Godet bebin? Ajo ma ktheu duke thënë: “Bëj çfarë dua dhe si të dua”.

Mori gocën në krahë dhe e zbriti poshtë në sallon, e shtriu në divan dhe shkoi në krevat lart. Nisa të mendoj: në syrin tim bën këto gjëra, po kur të mungoj unë ça do t’i bëjë gocën, do ta vrasë. Këtë nuk ia fal dot.

Këto mendime nuk po më hiqeshin nga koka. U ngjita sërish lart për të bërë dhe një përpjekje të fundit. U shtriva pranë saj dhe nisa ta përqafoj. I thashë që ta marr të voglën dhe ta sjell lart të flemë bashkë. Por ajo ma ktheu: Jo, mos e sill gocën, nuk ju dua. Nisi të bërtasë dhe të lëvizë trupin që të largohet prej meje. Në një moment teksa e kishte fytyrën poshtë jastëkut, pra gojën dhe hundën i kishte poshtë, unë po e shtrëngoja derisa kuptova se ajo nuk po lëvizte më. Kjo duhet të ketë zgjatur 5 minuta.

Lexo po ashtu:  Shpirti i pasur falënderon, i varfëri ankohet!

E humba. U përpoqa ta lëviz, e tunda, por e kuptova se ishte e kotë. Zbrita në sallon të shoh a ishte mirë e vogla. Ishte ok. U ngjita prapë lart. U kthjellohet çfarë kishte ndodhur. Nisa të qaj dhe më erdhi në mendje se si do të rritej Lydia pa prindërit.

Mendova se nuk duhet ta lija edhe pa baba. Mendova që ta zhduk trupin e Caroline, por mu duk e pamundur që ta bëja. Vetëm duke e parë, qaja.

Gjëja tjetër që më erdhi në mend ishte të thoja që dikush tjetër e bëri. Do të thoja se hynë grabitës. Mendova që të dukej sa më e vërtetë, ti bëj keq qenit. Askush nuk do të besonte se unë mund të vrisja një qen. Me dhimbje në zemër e vara në kangjellat e shkallëve.

Më pas, mora ngjitëse dhe e vura në gojë, lidha dhe duart. Me spango lidha dhe këmbët te këmbët e krevatit. Para kësaj mora gocën dhe e vura siç ishte duke fjetur, pranë nënës së saj. Pastaj telefonova policinë”, përfundon rrëfimi i pilotit 32 vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *