Aknet zakonisht fillojnë të shfaqen pasi kaloni pubertetin, por ato mund të vazhdojnë të shfaqen dhe në një moshë më madhore. Ato shfaqen kur poret e lëkurës bllokohen me vaj të tepërt natyror, i quajtur ndryshe sebum dhe nga qelizat e vdekura t lëkurës. Bakteret e bllokuara brenda poreve shumohen, gjë që çon në formimin e puçrrave.

Puçrrat mund të shfaqen kudo, edhe pse ato shfaqen më shpesh në fytyrë. Zakonisht puçrrat formohen në hundë, mjekër dhe ballë. Në disa raste, ato mund të shfaqen edhe përgjatë vijës së flokëve. Ato ndjehen dhe duken si gunga të vogla përgjatë pjesës së sipërme të ballit ose përgjatë pjesës së pasme të qafës.

Çfarë i shkakton puçrrat në vijën e flokëve?

Puçrrat mund të shfaqen përgjatë vijës së flokëve për një nga këto arsye:‌

Ndryshimet hormonale.‌ Hormonet mund të nxisin gjëndrat në lëkurë për të prodhuar shumë yndyrë, gjë që shton mundësitë për të pasur akne dhe puçrra. Ndryshimet në hormone, të tilla si ato që ndodhin gjatë pubertetit, cikleve menstruale dhe shtatzënisë, mund të ndikojnë.

Lexo po ashtu:  Mënyrat si të ndaloni shpejt atakun e panikut sipas psikoterapistëve

Historia familjare e akneve. Ndërsa aknet nuk shkaktohen nga një gjen specifik, hulumtimet tregojnë se ato priren të shfaqen në familje. Nëse njëri ose të dy prindërit ka fytyrë t mbushur me akne, mundësitë janë më të lartë të shfaqen edhe tek ju.

Produktet e flokëve. Shumë artikuj për kujdesin e flokëve, nga pastrimi te produktet e stilimit, përmbajnë vajra dhe elementë të ndryshëm. Këto vajra mund të bllokojnë poret, të cilat mund të ndikojnë në shfaqen e puçrrave në zonën ndërmjet ballit dhe flokëve.

Aksesorët. Kapelet apo shamitë që vendosen në kokë mund të bllokojnë djersën, papastërtinë, qelizat e vdekura të lëkurës, produktet e flokëve dhe vajin në lëkurë pranë vijës së flokëve. Grumbullimi bën që puçrrat të formohen më shumë në këto zona.

Produktet kozmetike. Disa produkte kozmetike, të tilla si kremi pudër mund të bllokojë poret dhe të çojnë në akne përgjatë vijës së flokëve. Ky lloj i veçantë i akneve quhet edhe kozmetika e akneve.

Larja e tepërt e fytyrës. Për një kohë të gjatë, njerëzit besonin se higjiena e dobët çonte në akne. Ndërsa duhet të lani rregullisht fytyrën, puçrrat nuk janë faji i higjienës së dobët. Në vend të kësaj, larja e tepërt mund të jetë shkaku. Larja e tepërt ose shumë agresive e fytyrës mund të thajë lëkurën tuaj, gjë që shkakton më shumë prodhim të yndyrës. Sa më shumë yndyrë të prodhojë trupi juaj, aq më shumë ka të ngjarë që poret tuaja të bllokohen.

Lexo po ashtu:  3 ushqime që rregullojnë sheqerin në gjak

Këshilla për të parandaluar puçrrat në vijën e flokëve tuaj

Ju mund të ndërmerrni disa hapa për të parandaluar formimin e puçrrave përgjatë vijës së flokëve. Hapat përfshijnë:

Lani fytyrën çdo ditë me një pastrues të butë dhe ujë të ngrohtë (jo të nxehtë).

Aplikoni dhe lani pastruesin me majat e gishtave në vend të një peshqiri të ashpër.

Bëni dush dhe lani flokët pasi të bëni gjëra që ju bëjnë të djersiteni.

Përdorni produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikë që nuk do të bllokojnë poret tuaja.

Shmangni rrezet e tepërta të diellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *