Në ditën kur presidenti i Serbisë ka folur për vaksinat anti-COVID që ka sjell për serbët e Kosovës dhe për gatishmërinë që nëse është nevoja të sjellë edhe për shqiptarët në Kosovë, Rusia, përmes ambasadës së saj në Tiranë, është shprehur e gatshme të sjell vaksinat ruse “Sputnik V”.

Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka reaguar zëdhënësit të kryeministrit Rama, Endri Fugës, i cili është shprehur i lumtur me shpërndarjen e vaksinës anti-Covid nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Ambasada ka reaguar përmes Facebookut duke thënë se Rusia është e gatshme t’i ndihmojë Shqipërisë me vaksinën ruse.

“I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”,thuhet në deklarimin e Ambasadës ruse në Tiranë.

Ambasada tutje ka bërë me dije se vaksina “Sputnik-V” ka filluar të shpërndahet në Rusi dhe Argjentinë ndërkohë thotë se edhe 50 shtete të tjera kanë aplikuar për blerjen e saj.

Lexo po ashtu:  NDODHË EDHE KJO! Demaliaj kërkon nga Kurti të japë dorëheqje

Vaksina ruse është e para që u regjistrua mirëpo nuk është marrë me seriozitet nga vendet perëndimore pasi nuk ka shumë të dhëna për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *