Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në kuadër të mbështetjes së shqiptarëve në rajon, veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, qeveria shqiptare ka vendosur të ndajë ndihmën financiare në disa projekte, sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryediplomati Cakaj në një reagim në Facebook.

Më konkretisht, Cakaj u shpreh se do të mbështeten projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit në Tivar, fushata sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projekti i ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës.

Sipas Ministrit në detyrë Cakaj, kjo mbështetje do të shërbejë për të gjallëruar punën e Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Lexo po ashtu:  Nga qetësia në kaos: Ulqini po e humb identitetin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *