Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se forcat e tij që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë kanë vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Putin tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e tij do të arrijnë objektivin e tyre.

“Kjo është e vetmja mënyrë se si do të ecin gjërat. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike”, tha Putin në fjalën e mbajtur në portin kozmik Vostochny në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë.

“Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas”, tha ai.

Rusia nuk planifikon të izolohet

Gjatë fjalimit të tij, presidenti Putin ka thënë se Rusia nuk planifikon të izolohet nga pjesa tjetër e botës.

Kreu i shtetit deklaroi gjithashtu se Rusia dhe Bjellorusia do të bashkëpunojnë në projektet e infrastrukturës në hapësirë.

Lexo po ashtu:  Komisioni Europian: Kompanitë e mëdha të zbardhin pagën e femrave dhe meshkujve, ose gjobë

Komentet e tij erdhën gjatë një takimi me aleatin e tij të ngushtë, udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Dyshja ishin në një qendër hapësinore në Lindjen e Largët Ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *