Një pyetje mbi Ukrainën provokoi nervat e presidentit rus, në konferencën që ai mban rregullisht çdo fundvit, një event zakonisht i parashikueshëm. Një gazetar i Sky News e pyeti Putinin nëse Moska mund të japë garanci dhe të premtojë se nuk do ta pushtojë fqinjin e saj.

Ju po kërkoni garanci nga ne? Jeni ju që duhet të na jepni garanci. Menjëherë. Tani! Dhe të mos e flasim më për dekada.

Ditët e fundit, Ukraina publikoi disa imazhe të marra nga sateliti, të cilat tregojnë shumë forca ruse të vendosura në kufirin e saj.

Moska e argumenton vendosjen e trupave në kufi si përgjigje të asaj që ajo e sheh si kërcënim për zgjerimin e NATO-s, ndërsa zyrtarët perëndimorë e shohin këtë si demonstrim të diplomacisë shtrënguese përmes së cilës Rusia shpreson të mbajë kontrollin e saj në Ukrainë.

Putini e portretizoi në mënyrë të përsëritur Rusinë si viktimë, duke pretenduar se Moska ishte tërhequr në konfliktin e Ukrainës, kur në të vërtetë ishte thjesht një “ndërmjetëse”.

Lexo po ashtu:  Kush nuk flet kundër armëve bërthamore të Izraelit, nuk duhet të flasë në të ardhmen ndaj vendeve të tjera

Ata duan të na bëjnë palë në konflikt dhe nuk është kështu,” tha ai.

Ai akuzoi NATO-n se ishte agresori i vërtetë, dhe shkoi më tej akoma duke shtuar se Perëndimi gjithmonë është përpjekur ta shkatërrojë Rusinë.

Ata na mashtruan. Thjesht na mashtruan. Pesë valë të zgjerimit të NATO-s”, tha ai.

Dhe në krye të kësaj – pavarësisht se çfarë kemi bërë, ju gjithmonë keni shprehur “shqetësime”. Dilni që  këtu megjithë “shqetësimet” tuaja. Ne do të bëjmë atë që ne e konsiderojmë të nevojshme. Ne duam të garantojmë sigurinë tonë”, tha ai.

“Veprimet tona do të varen nga situata në sferën e sigurisë. E bëmë të qartë se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në Lindje nuk është i pranueshëm. Nuk jemi ne ata që erdhëm në Shtetet e Bashkuara me raketa. Ata janë ata që po na vendosin raketa pikërisht në pragun e derës. Po sikur të vendosim ne raketa në kufirin e SHBA-së dhe Kanadasë? Apo në Meksikë?”.

Ai e kundërshtoi idenë e sovranitetit të Ukrainës, duke sugjeruar se vendi në të vërtetë i përket Vladimir Leninit.

Lexo po ashtu:  Gjeni njerëzor gjeneron tru më të madh te majmunët

Kujt i përkiste Kalifornia?” pyeti ai, duket duke iu referuar Kalifornisë që ishte pjesë e Meksikës përpara Luftës Meksikano-Amerikane. “Po Teksasi? A e harruan këtë? Epo mirë, të gjithë kanë harruar Krimenë e dikurshme. Ne nuk mbajmë mend edhe se kush e krijoi Ukrainën – Lenini, kur krijoi Bashkimin Sovjetik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *