Qerpikët magnetikë tregtohen si të lehtë për t’u përdorur dhe të sigurt. Por sytë janë të rëndësishëm dhe delikat. Ja çfarë duhet të dini për këtë trend kozmetik:

Çfarë janë këta qerpikë?

Këto produkte të përdorura nga gratë dhe vajzat gjenden në rrjete të njohura dyqanesh, por dhe në faqe online në internet. Popullariteti i tyre u rrit në vitin 2018, me gjasë për një arsye kryesore: komoditetin.

Ndryshe nga zgjatimet e modës së vjetër, të cilat përdoren me ngjitës të thjehtë, qerpikët magnetikë përmbajnë magnet të vegjël. Këto ngjiten në dy shtresa sipër dhe poshtë qerpikëve tuaj të sipërm. Mund t’i hiqni duke i hequr butësisht shtresat. Ashtu si me çdo gjë që vendoset në trup, ka rreziqe të mundshme.

A janë të sigurt?

Përgjigja e shkurtër duket se është po. Por ka disa gjëra që duhet mbahen parasysh.

FDA kërkon që të gjithë qerpikët dhe zgjatimet false dhe ngjitësit e përdorur me to të plotësojnë rregullat e organizatës për kozmetikën. Por rregullat nuk janë aq të rrepta sa janë për një ilaç ose pajisje mjekësore. Ndërsa ngjitësit e përdorur me qerpikët tradicionalë të rremë mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe acarim, qerpikët magnetikë nuk i përdorin këto ngjitëse. Megjithatë ekziston mundësia që të mund të merrni alergji ose infeksione nëse nuk i përdorni ato siç duhet dhe me kujdes.

Lexo po ashtu:  E dini për çfarë duhet të jeni krenarë sipas shenjës suaj të horoskopit?

Qofshin magnetikë apo tradicionalë, qerpikët e rremë përbëhen nga materiale sintetike të bëra nga njeriu, ku vlen të theksohet e edhe cilsia ndryshon në varësi të produktit.

Pavarësisht se çfarë lloji produkti, prekja e syve për të vendosur qerpikët mund të çojë në infeksion të syve.

Këshilla për sigurinë

Nëse vendosni të përdorni qerpikët magnetikë, mbani parasysh gjërat e mëposhtme:

  1. Mos i përdorni qerpikët magnetikë me njerëzit e tjerë.
  2. Mbajeni kutinë për qerpikët tuaj të pastër dhe të mbyllur.
  3. Mos i ruani qerpikët tuaj magnetikë në vende shumë të nxehta.
  4. Nëse sytë tuaj irritohen, ndaloni përdorimin e qerpikëve.
  5. Mos i përdorni nëse keni një infeksion ose nëse lëkura rreth syrit është e irrituar. Hidhni çdo qerpikë që keni përdorur në kohën kur keni marrë infeksionin ose acarimin.
  6. Lani duart para se të prekni qepallat.
  7. Mos u përpiqni të vendosni qerpikët në një automjet në lëvizje. Duart tuaja mund të rrëshqasin. Kjo mund të shkaktojë lëndim ose infeksion.
  8. Sigurohuni që të kontrolloni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë lloj reagimi të keq ndaj një produkti për rritjen e qerpikëve, qofshin ato zgjatime, qerpikët magnetikë ose pikat e syrit.
Lexo po ashtu:  Cila është distanca ideale shtëpi-zyrë? Nëse kujdeseni për shëndetin tuaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *