Burime të medias tregojnë se Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e ardhshme të kabinetit të tij Qeveritarë pritet të kërkojë shkarkimin e të disa prej drejtuesve të Policisë.

Këto burime nuk kanë treguar se kush mund të jenë eprorët policorë shkarkimin e të cilëve pritet ta kërkojë Kryeministri i ri i vendit, në mbledhjen e dytë të Qeverisë së tij.

Mbledhja e rregullt e kabinetit Qeveritar pritet të mbahet të mërkurën.

Ndërkohë, këto shkarkime pritet të ndodhin pak ditë pasi Inspektorati Policor i Kosovës kreu një aksion arrestimesh të një grupi policësh që dyshohen tu kenë vënë haraç bizneseve, për t’i mbyllur rastet për të cilat hetoheshin.

Në mesin e të arrestuarve edhe një epror i Krimeve Ekonomike në Policinë e Prishtinës, Lavdim Osmani. Ai, sipas raportimeve të mediave ishte person i afërt me të ashtuquajturit ‘krahun’ e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Lexo po ashtu:  Letër e Hapur/ Komuniteti shqiptaro-amerikan thirrje për mbështetje më të fuqishme nga DASH për Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *