Sot, në ndërtesën e Qeverisë, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mbajti konferencë për media në lidhje me “Projektin Hekurudhor Prishtinë – Durrës”.
Para të pranishmëve në konferencë, Ministri Aliu prezantoi projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, të gjeturat për transportin hekurudhor në regjion (projeksionet e vjetra dhe të reja), transportin hekurudhor në Kosovë dhe Shqipëri, portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, lidhjen e portit të Durrësit dhe Tivarit me Prishtinën, si dhe përgjithësisht për korridoret PAN Evropiane (Korridori 8, Korridori 10, dhe Korridorin Blu).
Ministri Aliu tha se ky projekt që na lidhë me korridoret kryesore panevropiane tashmë po merr jetë. Janë ndarë mjete buxhetore për studimin e fizibilitetit nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërsië, dhe pas këtij studimi do ta kemi një pasqyrë të qartë të hollësive teknike dhe financiare për realizimin e këtij projekti. Hekurudha Prishtinë-Durrës do t’i kontribuoj ekonomisë dhe shoqërisë të të dyja vendeve tona dhe do të na lidhë me korridoret që më herët vetëm kanë kaluar pranë nesh po nuk janë lidhur me ne.
Lexo po ashtu:  Për çfarë po flet Sokol Bashota? Në Hagë ma ofruan një marrëveshje të dëmshme për UÇK’në, të favorshme për mua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *