Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka ndarë 70 mijë euro për botimin e një libri mbi Masakrën e Reçakut të paraqitura nga faktet dhe dëshmitë e ambasadorit William Walker, i cili vetëdijësoi botën për krimet serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, konkretisht në fshatin Reçak.

Ky libër sipas kryeministrit Kurti do të financohet për shkak të peshës historike që ka.

Sipas Kurtit, libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me Masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Ëalker të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, tha ai.

“Këtë të diel bëhen 24 vite nga Masakra e Reçakut që tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe e ndërgjegjësoi dhe e alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin, përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker dhe të Masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarje”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Lexo po ashtu:  Diaspora ia “zhduki” Facebook-un Valon Sylës, reagon gazetari i pushteteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *