Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se në një periudhë të shkurt kohore nis shtrimi modern e masiv siç e quan ai i magjistrales Mitrovicë-Jarinjë që shtrihet në tokën e Kosovës.

“Drejtori i kompanisë”Rrugët e Serbisë” ka marr urdhrin dhe paratë janë siguruar. Punimet nisin brenda muajit.Magjistralja Jarinjë-Mitrovicë është e madhe dhe fortë e rëndësishme për lidhjen e serbëve të Kosovës. Aq më shumë për ata që jetojnë në Komunat, nga Mitrovica, në Vushtrri, Obiliq e deri në Prishtinë”, tha Vuciq para gazetarëve.

Një refuzim ndaj këtij plani erdhi të enjten nga Prishtina zyrtare.

Prej zyrës së kryeministrit Albin Kurti , thanë për Klan Kosova se shteti serb nuk mund ti kryejë punimet në autoudhën e përmendur.

“Rruga Jarinjë-Mitrovicë është rrugë rajonale në Republikën e Kosovës.Përkujdesja ndaj saj është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sikurse edhe të gjitha rrugët tjera rajonale brenda territorit të Republikës. Ne tashmë jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe nevojës potenciale për investime në atë rrugë. Deklarimet e tilla nga Qeveria e Serbisë janë të pamatura, dhe çdo veprim eventual në këtë drejtim është i papranueshëm për Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Rifillojnë fluturimet nga Kukësi / 4 destinacione nga WizzAir, Rama: Synojmë të shtojmë dhe Anglinë. Do të punësohen 500 të rinj

Edhe nga kabineti i kaluar qeveritar kishin lajmëruar se së shpejti nisin me punë konkrete në vlerësimin e gjendjes së magjistrales Mitrovicë-Jarinjë.

Ish ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pati paralajmëruar studim fizibiliteti që do të mundësonte pastaj shtrimin në total të autostradës më të rëndësishme në veri të Kosovës.

Magjistralja Mitrovicë-Jarinjë ku është pika kufitare NR 1 me Serbinë është e gjatë 53 kilometra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *