Nga Genc Burimi

Me sa duket Oranews nuk do të mbyllet. Por debati do të qëndrojë gjatë i hapur. Me këtë që ndodhi nuk është Oranews që humbi, por Rama që ra ne kurthin që i ka ngritur prej kohësh vetes dhe ku ndoshta të tijët vetëm sa e shtynë dhe  pa i marrë lejen…

– Një kryeministër nuk mund të flasë për Kazan pa rënë një ditë vetë brenda

Qe Rama e ka alergji kritiken dhe per rrjedhoje gazetaret qe e ushtrojne kete rol, kjo nuk eshte prej kohesh mister per askend. Ai u farketoi atyre dhe nje epitet kunderrmues, Kazani. Ne emer te fjales se lire, ai ka pretenuar dhe pretendon se nese me shajne , edhe une kam te drejte t’i shaje.

Ne nje interviste te fundit me gazetare spanjolle qe e pyesin per raportet me mediat Rama pa asnje kompleks ku duhet ta vinte kostumi i Kryeministrit sqaron keshtu:  «Gazetaret e kanë me mua sepse atyre s’ju pëlqejnë gjithmone atë që unë them dhe atë që unë mendoj, ndersa ata e kane (e paskan domethene) te drejten te me thonë atë që duan ».

Nje shpjegim thuajse feminor por qe e ka meriten te egzistoje. Sië ma bejne ua bej – eshte mesazhi i Rames. Dhe e besoj Ramen te sinqerte ne kete çmenduri sepse kete forme sfide ndaj çdo gjeje qe i reziston Rama e ka patur qe shume kohe perpara se t’i hynte politikes. “Çmenduria” ne vazhdimin e kesaj menyre te sjelluri sot, eshte se Rama Kryeminister dhe jo me “disident arnashist” perfaqeson tani Forcen, ne kuptimin me weberian te fjales. Ai ka ne dore ne krye te forces publike edhe gurin edhe arren, ate qe filozofi gjerman Max Weber e quante Monopoli i dhunes legjitime (Gewaltmonopol).

Me karshillekun e tij ndaj medjave si Gjigandi ndaj Liliputit duke harruar ne koken e tij shtatin e tij, Rama s’mund veçse te rreshqiste nje dite dhe te thyente qafen ne kete perballje surrealiste ku Goliati s’mund te dilte veçse i humbur ndaj Goliatit.

Lexo po ashtu:  Si po e financojnë kompanitë gjermane dezinformimin në Serbi?

Nuk e besoj se urdhri qe te mbyllej Oranews dhe te linçohej me gjobe Sonila Meço ka dale me firme okulte te Rames. E cilesova si te «çmendur» me siper , por naiv ai nuk eshte. Shnderrimi i Soniles ne martire te gazetarise, dhe te Oranews ne simbol te medias se lire te dhunuar nuk do te kishte korrur as me te voglin avantazh ne asnje skenar te mirekalkuluar ne oficinat e Rilindjes.  Por ç’vlere ka « kush e beri»? Fajtori per opinionin vendas dhe per shtypin e huaj qe e ka pasqyruar kete ngjarje te pazakonte, eshte nje dhe vetem nje: Kryeministri Edi Rama. Jo sepse eshte shefi, por sepse ai paraqet prej kohesh me verbin e tij kercenues, nje rrezik ideal e real per mediat mbi te cilat nuk ka rreshtur se vjelluri. Kete po paguan ai sot dhe do ta paguaje shtrenjte per nje kohe te gjate.

– Imazh terribël ne Europe

Ashtu siç do t’i mbetet Sali Berishes ne jete te jeteve si likoplast Gerdeci apo 21 janari, ashtu ka per t’i mbetur Rames tentativa e mbylljes se nje televizioni 100% shqiptar, paçka se masa e Ministrise se Shendetesise nuk gjen aprovim nga AMA autoriteti rregullator per mediat audioviive.

Pertej imazhit skandaloz qe i dha kjo aventure Rames, në Nju York Times pertej Atlantikut e deri tek The Indipendent ne Europe, Rama ve seriozisht ne pikepyetje politiken e tij pro-europiane. Ai kishte nje fat para europianeve me dobesimin keto kohet e fundit te serbit Aleksander Vuçic dhe gafat e ketij te fundit me dhunimin e medjave apo puthafaqet me presidentin kinez.

Ne krahasim me serbin, klienti shqiptar i kancelerive europiane dukej me i frekuentueshem. Por çfare turpi, çfare rrenimi, dhe çfare sikleti kur liderit europian lexojne nga mediat apo raportet e ambasadoreve se Artistit ne Tirane i hypi ne koke te mbylle nje televizion qe e kritikon.

Lexo po ashtu:  Nga themeluesi i Wikileaks, një sulm i fortë kundër Google. “Biznesi i kësaj kompanie është përgjimi i miliona njerëzve”

Dhe kete kishim mangut jane duke thene. Sikur s’mjaftonte problemi i imazhit te vendit te krimit, trafiqeve dhe azilanteve ne kohe paqe, i duhet shtuar tani dhe ai i nje gjysma diktatori qe i thote mendja te mbylle nje kanal televiziv historik sikur te hiqte kosha basketbolli nga nje palester lagjeje.

– Për një ndryshim radikal të raporteve me mediat

Le t’i sherbeje ky moment kulminant Rames ne dy mandatet e tija,  jo vetem per te lare hesapet me ata qe ia bene a keshilluan kete te pabere brenda kampit te tij dhe qe fundi i fundit nuk fituan asgje veçse i prishen imazhin shefit pasi Oranews nuk do te mbyllet, por mbi te gjitha , ketej e tutje Rama te ndryshoje raportet me mediat. Jo qe te filloje t’i dashuroje ato, pasi dhe ne boten perendimore demokratike te pakte jane ata lidera  qe i kane « per zemer » mediat kritike, por t’i trajtoje ato si Perfaqesues i Forces legjitime publike detyra e pare e te cilit eshte pikerisht te mos t’u tregoje kurre dhembet medjave dhe t’i mbroje ato sipas asaj shprehjes volteriane qe nuk jam dakord me kritikat qe me beni por do te luftoj me te gjitha mjetet qe kam qe te keni te drejten dhe kushtet per te me kritkuar.

Deri tani Rama kishte adoptuar vetem  pjesen e pare te ketij citati te perifrazuar te Volterit duke u thene medjave nga mengjesi deri ne darke medjave Kazan per t’u treguar sa tmerresisht ai nuk eshte dakord me to. Nga momenti qe u kap tani me presh ne dore se kerkoi te abuzoje me Forcen legjitime te pushtetit per t’i mbyllur gojen nje medjaje televizive, Rama ka tani rastin e arte te tregoje me vepra se nuk ishte pjese e ketij plani ogurzi.

Me e pakta, te pastroje fjalorin e tij nga terminologjia ofenduese ndaj gazetareve per aq kohe sa do te jete kryeminister. Me e mira te ndermarre nje rishikim te legjislacionit per ta bere ate si ne Perendim, protektues ndaj medjave , me qellim qe mbyllja e nje Televizioni mos te jete me e mundur me nje te rene te lapsit dhe qe gazetari ne Republiken e Shqiperise te kete me ne fund nje status qe ta mbroje ate nga presionet, shantazhet , sulmet ekonomike nga çdo lloj pushteti institucional apo privat…

Lexo po ashtu:  ?̧????̈ ?̈????̈ ???̈ ???? ???????

Perfitoj nga ky refleksion i fundit per t’i bere nje homazh te veçante e te sinqerte Sonila Meços. Dy here viktime publike e Rilindjes per shkak te profesionit te saj, ajo qe ndoshta me shume se kushdo tjeter ne kete profesion te nderuar siç eshte gazetaria ka pesuar dhe peson kush e di sa sulme e presione okulte, brutaliteti i te cilave mund te imagjinohet kur shihet se cfare eshte ne gjendje t’i beje nje qeveri qe pasi erdhi ne pushtet me 2013 me voten e lire guxon sot, diten me diell, te gjobise e te mbylle nje goje te lire, per kete Sonile dhe cv-ne qe mbart ajo nuk mund te kete nje nderim me te bukur sesa ta citojme ne pershkrimin qe ajo ben vete se cfare prêt nga nje gazetar:

“Nëse ne gazetaret nuk ia dalim të jetojmë dot kështu, (pa qene te frikesuar as dhe te joshur nga zyrat e shtypit të propagandës qeveritare), ka plot profesione për të siguruar bukën e gojës, por veç gazetarë mos quhemi më”.

Sa mire do te ishte qe dhe politikanet te adoptonin te njejten filozofi. Nese mendojne se pa ia shitur shpirtin djallit te korrupsionit nuk arrijne te ushqejne veten dhe familjen me pune te ndershme ne sherbim te vendit dhe njerezve qe i zgjedhin, ka plot profesione për të siguruar bukën e gojës, por veç politike mos te bejne kurre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *