Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Rama ka bërë të ditur se me Kurtin kanë diskutuar në detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.
“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuar se me Kurtin kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e dy qeverive të mbahet në muajin qershor.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar gjatë ditës me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.




