Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar çmenduri dhe të turpshme mos liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Rama këto komente i ka bërë sot gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ku u mbajt Samiti i BE-së me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Evropë. Është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirisht. Dhe ju thashë atyre: A mund ta përfytyroni? Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin, të shkonin në Gjermani. Mund të shkonin në Zvicër. Mund të shkonin kudo e mund të punoni… Por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre [bashkësia ndërkombëtare] po i mbajnë peng. Ata nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri. Kjo është e turpshme dhe kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht”, deklaroi Rama.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e Bashkimit Evropian theksoi se paqja dhe stabiliteti në Evropë nuk është e mundur pa Ballkanin Perëndimor të integruar në strukturat euroatlantike, ndërsa duke për liberalizimin e vizave, potencoi se Kosova ka bërë pjesën e saj, ndërsa tashmë është radha e BE-së për vendim.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Conte shpall dekretin e ri: “Kufizimet shtyhen deri me 3 maj, nuk duhet të dorëzohemi tani”

“Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *