Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Londra është shprehur se Kosova duhet që ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE). Rama në këtë mënyrë në Londër akuzon dhe fajëson Kryeministrin Kurti se nuk po i përmbushë “pikat që kanë të bëjnë me dialogun” edh pse Serbia e slumoj Kosovën me trupa paraushtarake të armatosura deri në dhëmbë dhe vrau një polic të republikës së Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Rama këto komente poshtëruese i bëri në Londër, në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, transmeton A2 CNN.

Teksa tha se respektonte vendimet e institucioneve të Kosovës, Rama shtoi se Kosova nuk ka asnjë çështje territoriale të pazgjidhur me asnjë shtet tjetër (duke nënkuptuar Serbinë).

Rama: Që të jetë e suksesshme Kosova, duhet ta harrojë Serbinë

Lexo po ashtu:  Padrejtësia/ OBSH: Kombet më të varfra do t’i marrin vaksinat në gjysmën e parë të 2021

“Mendoj se, që të jetë e suksesshme Kosova, duhet ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht veprimeve nga Serbia. Kosova të përmbush çdo pikë, dhe pastaj duke ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin përpara drejt Evropës, duke lënë Evropën të merret me Serbinë. Dhe jo ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në një çështje fajësimi, megjithatë ky është mendimi im modest. Unë respektoj plotësisht atë çfarë vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për popullin dhe vendin e tyre… , tha Rama.

Në Londër po qëndron edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.