Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Ura e Mesit në Shkodër, të cilën e cilëson si një atraksion kulturor për turistët vendas dhe të huaj.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Ura e Mesit në Shkodër, një nga atraksionet historike më të frekuentuara nga turistët”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe turizmin në zonë.
E ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, ura është një monument i trashëgimisë kulturore dhe një nga destinacionet më të vizituara të veriut të vendit.

Zona e Postribës (Shkodër) po rritet si një destinacion turistik, ku natyra, historia dhe kultura ndërthuren në mënyrë harmonike, duke ofruar përvoja të paharrueshme për çdo vizitor./atsh/




