Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për folur në Forumin “Globsec” për situatën në veri të vendit, ku ka komentuar ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe.

Rama ka thënë se ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën e ka fuqinë zero dhe se e gjitha bëhet për politika të brendshme.

“Ky është shou më i pabesueshëm emocional i politikave të brendshme sepse ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero. Kjo i bie sikur ushtria e Meksikës të shfaqet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra çka mund të bëjë ? Me gjithë respektin për Meksikën. Nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është thjeshtë për politikë të brendshme. Ka shumë të bëjë me politikën e brendshme, në atë që po ndodh në veri të Kosovës.” – ka thënë kryeministri Rama.

Kujtojmë se protestat e serbëve në veri po vazhdojnë edhe sot ndërsa në protestat e ditës së hënë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it.

Lexo po ashtu:  "Kemi mësuar të fluturojmë në ajër si zogj, të notojmë deteve si peshq, por..." - Martin Luther King

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *